Reklame:

Kalendari i Bujkut Prill 2020, kujdesi dhe mbrojtja e bimeve

Po jetojme një periudhë të vështire kundrejt Covid – 19, shpresojm që ky Virus të ik sa më shpejt e të kthehemi në gjëndje normale.

Kalendari i bujkut ka karakter enciklopedik dhe informativ për të gjitha sherbimet për kultura bujqësore, blegtorale dhe bletarine.

Më poshtë po japim punët kryesore që do të bëhen dhe duhet të kete parasysh bujku si edhe masat që duhet të merren për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit për muajn Prill 2020.

PUNIMET NE ARA

Për bimen e Misrit
Puna e parë që duhet bërë me misrin është përgaditja e tokës për mbjedhje gjatë punimeve të para të cilët zakonisht bëhen 26 cm deri ne 30 cm thellësi para plugimit hidhën plehërat organike në masën 400-500 KV për hektarë. Këto të përmbysen me plugimin e parë.
Qëllimi kryesorë është që të krijojmë një shtrat sa më të mirë për mbirjen e farës së misrit, para frezimit të fundit të hillen 2/3 e plehëravë kimike ndërsa 1/3 të hidhët më makinë bujqësore, të bëhet edhe dizinfektimi i tokës, të marrim masa për të siguruar ushqimet e helmuara. Mbjellja e misrit duhet të bëhet në kushte sa më optimal me lagështirë normale dhe kur temperatura e tokës në thellësin 10 cm ka arritur në 10-12 0C . mbjellja më optimal është nga 15 – 30 Prill . Duhet të bëjmë kujdes gjatë mbjelljës së misrit për krimbat e tokës ku duhet te hedhim preparate kimike për luftimin e tyre sepse në qoftë se janë prezent në toke mund te shkaktojne dëme të medha gjatë mbirjes deri në abortimin e farës.
Disa lënde aktive për luftimin e krimbave te tokës, LAMBDA-CYHALOTHRIN, CHLORPYRIFOS ETHYL. Etj.

Për bimen e Grurit
Kultura e grurit në zonat fushore të bashkisë sonë bima e grurit ndodhët në fazen e kallzimit. Ndërsa në zonat malore të territorit të bashkisë vau-dejës ndodhet në fazen e ngritjes. Gjate fillimit të këtij muaji në gjethët e poshtme të grurit do të haset hiri, septorioza ku kanë prirje të ngjiten në gjethët e siperme. Përvec këtyre do të hasim edhe afidet por nuk do te jete nevoja per sperkatje kimike në qoftë se janë popullatë e vogël.
Në parcelat për farë të bëhet kujdes për heqjen e barojave të egëra që janë konkuruse për bimen e grurit, nga fundi i muajit të pastrohen varietet të tjera që dalin në parcelen e farës.

Disa lënde aktive për luftimin e hirit, me baze SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMAT, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, etj

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) BACILLUS THURINGIENSIS ( Ështe Produktë Biologjik), ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRINA, DELTAMETRINE, SPINOSAD (Ështe Produktë Biologjik), etj.

Në Ullishte
Kryhen trajtimet e dyta për mbrojtjen e ullirit nga sëmundja e gjetheve e cila quhet sëmundja e syrit të Palloit. Duhet të kemi në mbikqyrje të vazhdueshme semundjen e syrit të palloi pasi janë kushtet shumë te favorshme për zhvillimin e saj.
Disa lënde aktive për luftimin e syrit të palloit janë preparatet me baze BAKRI, FOLPET.

Për bimen e Fasules
Fasulet të cilët janë mbjellë në 10 ditorin e fundit të muajit mars janë në mbirje e sipër , por duhet te merren masa per vaditjen e atyre parcelave qe nuk kane mbire. Gjatë 10-ditorit të parë të muajit prill vazhdon mbjellja ne qoftese do te krijohen kushte per mbirje ne raste te kunderte duhet te vadisim. Një nga demtuesit më kryesorë është miza e farave, në qoftë se shohim se bimet dalin me kotiledone të demtuara ateherë duhet të bëjmë capitjen në rreshtë me qëllim që të shpejtojmë daljen e bemëve të reja mbi siperfaqen e tokës. Pasi ky demtues në momentin e parë që del në kontakt me driten largohen nga bima e fasules.Kujdes duhet te bejme edhe per kermijte dhe krimbave te tokes. keto mund ti luftojme me preparate te ndryshme per kermijte METALDEHYDE ndersa per krimbin tokes preparate si LAMBDA-CYHALOTHRIN ose CHLORPYRIFOS ETHYL.

Për bimen e Patates
Nga fundi i muajit prill shfaqet buberreci i patatës dhe në diteët e para të muajit maj të merrën masa për trajtime kimike.
Lëndet aktive si AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, , SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike) THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj.

Për bimen e Domates ne sera
Më qenë se temperaturat e ambjentit janë rritur edhe lagështira është optimal krijon kushte të përshtatshme për zhvillimin e vrugut. Prandaj duhet të bëjme kujdes per trajtimin e kësaj semundje. Të monitorojmë çdo dite serën për tuten , kepushat, krahbardha apo minatriçen. Persaj i përket luftimit te minatriçes bima e domates është më e qëndrushme prandaj duhet të kemi parasyshe shkallen e infeksionit kunder këtyre demtuesve që permendem më larte, trajtimet kimike behen vetëm në këto raste:
• Kur 7-8% e bimeve jane me afide
• Kur 20% e bimeve kane 10-15 gjethe jane minuara me mizen minuese.
• Kur 10 % e bimeve kane infeksion nga kepushat.
• Në perime kontzrollohen bimët për praninë e infeksioneve nga afidet(morrat) këpushat, krahëbardha ose nga tenja (Tuta absoluta
• Varet edhe feromoni monitorues për zbulimin në kohë të pranisë esë tenjës së perime (Tuta absoluta)
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjike) etj.
Disa lënde aktive për luftimin e krahbardhes ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.
Disa lënde aktive për luftimin minuesen, ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZINE, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Për bimen e Domates ne fushe
Problemet kryesore në muajin prill per domaten ne fushe jane doseza, afidet dhe barerat e egera.
Disa lende aktive per luftimin e afideve (morrat) dhe dosezez, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjike), THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj.
Disa lende aktive per luftimin e barerave konkorues te domates jane me baze RIMSULFURON, SOLFONILUREA etj

Për bimen e Trangullit
Ashtu si për domaten në sera edhe për tangullin vemendja kryesore duhe të përqëndrohet te vrugu, dhe hirin kepushat, afidet dhe minatriçja, kjo e fundit shkakton dëme më të madh tek trangulli se sa domatja pasi trangulli është bima më pak e qëndrushme nga ky insekte.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjike), AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjike), DELTAMETRINE etj.
Disa lënde aktive për luftimin e krahbardhes ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.
Disa lënde aktive për luftimin minuesen ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTIN CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut, BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.

Për bimen e Hardhise.

Në vreshtat nga vitit të pare.
Në vreshtat e reja gjate ketij muaji duhet të bëhen këto procese pune :
• Ku bimet kanë rritu lastaret e tyre në 3 – 4 gjethe të bëhet pastrami i gjithe filizave të dal
nga nënshartesa.
• Të bëhet zverdhja e pare , kjo bëhet kështu në një dite të vranët rreth trungut hapet dheu 20 cm thellë dhe pastrohen të gjitha rrenjët që kanë dalë si nga nënshartesa ashtu dhe nga mbishartesa.
• Toka të mbahet e paster nga barërat e egëra
• Në vendet ku nuk janë vendosur kallamat mbeshtetës të vendosen.
• Gjatë kohës në vazhdim duhet të lihen vetëm dy lastarë më të fuqishëm, lastarët e tjere që mund të dalin duhet te hiqen.
• Me rritjen e lastarve do të dalin edhe sqetullorët keto në momentet e para duhet të hiqen vazhdimisht .
• Ne ditet e fundit te ketij muaji te behen edhe pleherimet plotesuse me :20 gram / Nitrat Amoni .60 gram Superfosfat per çdo rrenje. Hedhja e plehut behet ne kete menyre : Ne largesine 25 cm larg bimes dhe rreth 25 -30 cm ne thellsi hapet nje vrime me qyski dhe hidhet sasia e me siperme e plehut.

Në vreshtat nga vitit të dyte.
Ne 10 ditorin e muajit prill hardhit kane çelur dhe lastaret fillojne te rriten me shpejtesi,Njeri nga dy llastaret qe eshte mei dobti hiqet dhe lihet vetem njeri.Sqetulloret qe dalin lihen por keto pincohen ne 2-3 gjethe. Bimet lidhen ne kallamin mbeshtetes qe te rriten sa ma drejte.

Ne vreshtat e vitit te trete ( ne prodhim)
Ne vreshtat e vitit te trete e ne prodhim duhet te kemi parasyshe keto proçese : me rritjen e temperaturave ne 8 grad semundja e hirit eshte prezente qe ne momentin e daljes se gjethe prandaj ne duhet te fillojme trajtimet me baze squfuri pasi jo vetem luftojme hirin, por edhe nekrozen dhe kepushat. Trajtimet me preparate me bazë squfuri (Mikrotiol, Kumulus, thiovit) duhet të bëhen brenda javës së parë të muajit Prill. Trajtimet duhet te përsëriten pas 8-9 ditëve. Kjo sepse squfuri pas një javë e humbet efektin kundra hirit të hardhisë. Cilësia mirë e trajtimeve realizohet me spërkatjen e imët e cila duhet të mbulojë të gjitha pjesët e bimës.dhe jo duke e sperkatur derisa nga gjethja te kulloji solucion,pra gjethja duhet te jet e mveshur si me avull.
Rreth dates 15 prill duhet te vendoset kurthet e monitorimit te tenjes se rrushit. Rreth dates 20 Prill fillon fluturimi i tenjes se rrushit dhe arrine maksimumin ne fund te muajit, dhe trajtimet duhet te jene presente.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) dhe nekrozen preparate me baze SQUFURI.ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e tejës , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjike), BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjike),
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut me baze BAKRI. BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Në Dardhë:
Dardhat kanë çelur gjethet dhe lulet disa ditë para pemëve të tjera.
Në dardhë në këto ditë sëmundja kryesore që shfaqet është kroma (Venturi inaqualis)
Për mbrojtjen e dardhës nga kroma janë ne ato parcela ku nuk eshte kryer trajtimi i pare me preparate me baze Squfuri dhe produkte me bazë bakri duhet te kryhet menjeher.
Trajtimet me produkte squfuri ose bakri duhet të përsëriten çdo 8 ditë.
Kur bien mbi 10 mm shi, trajtimet përsëriten, sepse shtresa e tretësirës së spërkatjes shplahet dhe në këto kushte sëmundja e kromës përparon. Ne fillim te ketij muaji kane rene petalet dje ne kohen kur petalen kane rene 85 % duhet te bejme trajtime kunder grerezes se dardhes ne qofte se nuk trajtohet ne kete moment kur fruit i dardhes arrine madhesin e bizeles demi eshte shkaktuar prandaj nuk duhet te nenvlersohet qe trajtimi te kryhet pa perfunduar renia e petaleve.
Disa nga insektet e demshem jan kepusha e kuqe, afidet, flutura dimerore ndersa semundjet jane kroma. hiri.

Disa lende aktive per luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRINA, BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjike), , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjike), DELTAMETRINE etj.
Disa lende aktive per luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZINE, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lende aktive per luftimin e kromes dhe te hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE

Në Mollë.
Molla në javën e parë të muajit Prill është në fazën e butonave rozë dhe përfundim të lulëzimit.Pas trajtimeve të para për mbrojtjen nga kroma e mollës (Venturia inaqualis)dhe te , afidet, flutura dimerore. të kryera në fund të muajit Mars, trajtimet e dyta vazhdojnë 8-9 ditë pas trajtimit të parë , pra Brenda javës së parë të muajit Priill duhen kryer trajtimet ose me preparate me bazë squfuri, ose me bazë bakri.(Për dozat shikoni udhëzuesit ose etiketën e ambalazhit të preparateve me bazë squfuri dhe me bazë bakri. Si për dardhën dhe mollën tregohet kujdës cilësia e spërkatjeve. Cilësia me e mirë e trajtimeve realizohet me spërkatjen e imët e cila duhet të mbulojë të gjitha pjesët e bimës.dhe jo duke e sperkatur derisa nga gjethja te kulloji solucion,pra gjethja duhet te jet e mveshur si me avull kjon ehte e deomosdoshme edhe per bimet e tjera. Në fillim të këtij muaji gjethët e molles kanë celur dhe duhet të bëjme kujdes për demtuesit që janë kepusha e kuqe ndërsa semundjet janë kroma dhe hiri.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike), ACETAMIPRID,
AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRIN etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kromes dhe të hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, CAPTAN etj

Për bimen Pjeshkes
Gjatë ketij muaji pjeshka është në gjelberim të plote, një nga semundjet më kryesore ështeë gjethperdredhsja e cila bimet që nuk janeë të trajtuara me leng bordolez, jane të prekuara nga kjo semundje edhe Hiri është prezentë, ndërsa për insektet janë afidet .
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), , SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike), etj.
Disa lënde aktive për luftimin e gjethperdredhses jane me baze BAKRI, ZIRAM, TIRAM etj
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, etj.

Për bimen e Qershise
Ne bimen e qershise duhet të kemi parasyshe afide te cilat kur mblidhen në popullata jane shume të rrezikshme deri në tharje të lastareve të rinje dhe buqetave të luleve.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) LAMBDA-CIALOTRINA, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), IMIDACLOPRID, THIAMETOXAN, DELTAMETRINE etj.

Në Bletari
Muaji PRILL

Të kryhet kontrolli në detaje i shoqerive të bletëve , nëse nuk është bërë në 10 ditorin e fundit të muajit të kaluar.
Të shikohet zhvillimi i bletëve dhë të zgjerohët foleja si edhe duke vendosur fletë dylli të reja, fletët e reja vendosen ne 2 copë një në radhën e dytë dhe tjetra në rradhen e 9.
Të hiqen kornizat me mjalte të vjeter , më qellim të zgjerimit të hapsires për tja mundësuar sa më shumë pjelljen e mames.
Të hiqen kornizat me polen në kohen e lulzimit të bimeve dhë të ruhen si rezerva.
Të mblidhet poleni i luleve me kapse.për ta ruajtur për periudha që nuk ka polen
Të merren masa për ruajtjen e atmosferës së punës dhe të pengohet roitia e hershme e bletës.
Në rastet kur nuk ka kullotë të bollshme për shkak të kushteve klimatike, të vazhdohet me ushqim stimulues.
Të bëhet bashkimi i shoqerive të dobta me të fortat, asnjeher 2 blete te dobta nuk mundemi me i bashkuar.
Të behet kontrolli I vazhdueshem per gjendjen shendetsore të bleteve dhe larave.
Të aplikohet lufta biologjike kunder Varoes.( kjo bëhet duke vendosur korniza pa flete dylli që bletet ti bëjne qelizat mashkullore që kjo eshte streh per varroen, pastaj kjo korrnize hiqet dhe grumbullohen ne një vend dhe shkrihen.
Ena që sherbejne për uje për të pirë bletet , të mbahet gjithmon të paster.

Pergaditi
Agr . Jak Pacani
Agr . Aldo Game
Agr . Ardjana Vasija
Agr . Afrime Abdullahi

BËNI KUJDES, QENDRONI NË SHTEPI.