Reklame:

Pesticidet natyrore, 10 bimet dhe menyra per krijimin ne shtepi

Njerëzimi gjithnjë dhe më tepër po e ndien ndotjen e mjedisit ku jeton dhe pasojat e saj.
Popullata sot është gjithnjë dhe më e madhe dhe nevojat për ushqim po zmadhohen gjithnjë dhe më shumë, kurse kjo sigurohet nga bujqësia ku si degë e zhvillimit të deritanishëm të mbrojtjes së kulturave bujqësore nga sëmundjet dhe dëmtuesit, mënyra kimike ka zënë vendin primar.

Ana negative e mbrojtjes kimike të kulturave bujqësore është se ajo krijon ndotje të tokes, ujit dhe prodhimet duke u bashkuar me elementët kimikë ndikojnë negativisht mbi shëndetin e njeriut. Duke pasur parasysh këtë fakt, njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë që prodhuesit të prodhojnë ushqim pa mjete kimike ose me zbatim të mjeteve kimike të cilat nuk janë helmuese ose janë me shkallë të vogël helmimi.

Disa prej prodhuesve kanë pranuar dhe zbatuar njohuri se disa bimë të caktuara nëse shtohen në bashkësi të caktuara në mjedis gjatë periudhës së vegjetimit ndikojnë pozitivisht mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e kulturave bujqësore prej sëmundjeve dhe dëmtuesve, ose, në vetvete përmbajnë materie të cilat nëse nxirren me anë të ujit dhe nëse përdoren si solucion, kryejnë parandalim apo suzbim të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Numri i bimëve të cilat mund të përdoren numëron mbi 3.000 lloje dhe përbëhet nga barëra të egra dhe bimë bujqësore. Përparësi në zbatimin e këtyre si kultivim apo përdorim të përbërjes së tyre kimike si solucion, pluhur etj. është fakti se kjo përbërje nuk është i përqendruar dhe mund të shpërbëhet në mënyrë natyrore. Industria kimike, duke mos i humbur tendencat, ka përgatitur dhe ofron prodhime të gatshme me prejardhje të tillë në formë solucioni, pluhuri etj., për ata që nuk kanë kohë, nuk munden dhe nuk duan t’i bëjnë vetë.

Për ata që janë të përgatitur t’i bëjnë vetë, duhet të dinë se ekzistojnë disa mënyra për përgatitjen e solucioneve natyrore:
a) Solucion i krijuar me lagien e një sasie të caktuar të pjesëve të caktuara të bimëve të prera imët në sasi përkatëse uji dhe në temperaturë rreth 20 0C për 24-48 orë.
b) Solucion i krijuar me zierje të një sasie të caktuar të pjesëve përkatëse të masës bimore të prera imët dhe me një sasi uji dhe në kohë të caktuar.
c) Solucion i krijuar nga përvëlimi i një sasie të caktuar të pjesëve përkatëse të masës bimore të prera imët dhe me një sasi uji dhe në kohë të caktuar.

Dhjetë bimët në vijim mund të përgatiten dhe përdoren në mënyra të ndryshme si mjete për mbrojtje të kulturave bujqesore  nga dëmtuesit.

1. (Allium ursinum) – kundër zjarrit dhe morave të gjetheve te domatja në si solucion i cili bëhet nga degëzat e lules, gjethet dhe qepujka të mbledhura në maj-qershor në sasi prej 1 kg masë e gjelbër e prerë dhe hudhër të zakonshme të cilat lihen 12 ditë në 3 litra ujë nga e cila mandej përdoret nga 300 ml për 10 litra ujë me zbatim të dyfishtë.|

2. Qepa (Allium cepa) – përdoret për suzbim të merimangave dhe morave të gjetheve, si solucion i cili bëhet 200 gramë luspa që lihen në 10 litra ujë 12-15 orë. Spërkatet me këtë solucion tri herë gjatë 5 ditëve. Kundër zogjve të cilët i sulmojnë frutat e pemëve lihen koka qepe të prera përkrah rrënjëve ose nëse bëhet fjalë për luleshtrydhet nëpër radhë. Kur të thahen
zëvendësohen me të freskëta.

3. Hudhër (Allium sativum) – përdoret për suzbimin dëmtuesve të drithërave nga 200 gram kokrra hudhre në 100 kg drithë, oriz, miell. Kundër merimangave përdoren 0,5 kg hudhër e shtypur e përzierë me 3 litra ujë dhe lihen në një enë qelqi 5 ditë
në një vend të errët dhe të ngrohtë, kurse mandej kullohet dhe përdoret 60 ml për 10 litra ujë dhe shtohet 50 ml solucion sapuni. Kundër grerave të gjethes dhe morave të gjetheve te kumbulla përdoret solucion me 2-3 qepujka kokrra hudhre në 10 litra ujë, kurse kundër dëmtuesve të grurit nga 200 gram hudhër e shtypur në 10 litra ujë.

4. Gjuhënusja e formuar (Delphinium consolida, Consolida regalis) – përdoret për suzbim të vemjeve, fluturës së bardhë të pemëve, moleve, larvave të brumbujve, morave të gjetheve, fluturës së bardhë të lakrës dhe rrepës në sasi prej 1 kg masë e
thatë të qëndrojë 2 ditë në 10 litra ujë ose solucion i marrë pasi të ziejë 1-2 orë.

5. Qumështorja (Euphorbia cyparissias) përdoret për suzbimin e vemjeve, kërmillit dhe karkalecave, në sasi prej 4kg gjethe të freskëta dhe trungje të cilat ziejnë 2-3 orë në pak ujë, kurse pastaj kullohet dhe këtij solucioni i shtohen edhe 10 litra. Spërkatja është e dyfishtë me përsëritje pas 4 ditësh.

6. Tatulla (Datura stramonium) – përdoret për suzbimin e morave të gjetheve tek lakra dhe panxhar i kuq, mora të gjetheve, merimangave si solucion i bërë prej 2 kg gjethesh, lule dhe bulëza, të cilat mbulohen me 2 litra ujë dhe ziejnë 2 orë në zjarr të lehtë. Pastaj kullohet dhe shtohen 5 litra ujë dhe 5-6 ml material lidhës (solucion për larjen e enëve).

7. Duhani (Nicotiana tabacum) – përdoret kundër morave, pleshtave të gjetheve, grerave, molës së lakrës, grerës së vishnjës dhe rrepës si solucion i bërë nga 100 gr duhan të thatë dhe 2,5 litra ujë të ngrohtë që duhet të qëndrojë 2 ditë, kurse mandej kullohet dhe shtohen edhe 2,5 litra ujë dhe 8 ml solucion sapuni. Spërkatet 2-3 herë gjatë 10 ditësh.

8. Domatja (Solanum lycopersicum) – përdoret për suzbimin e vemjeve, morave të gjethes, krimbit të mollës, ngrënësit të lules së rrepës si solucion i bërë nga 4 kg masë e gjelbër e bimës që ziejnë 30 minuta në 10 litra ujë, nga e cila merren 2-3 litra dhe përzihen me 10 litra ujë si shtesë në 40 gr solucion sapuni.

9. Speci – djegës (Capsicum annuum) – përdoret për suzbimin e morave të gjetheve, pleshtave, vemjeve dhe kërmillit në solucion prej 1 kg speca të freskët dhe 0,5 speca të thata, që ziejnë 1 orë në enë të mbyllur. Pastaj solucioni ri dy ditë dhe kullohet. Prej solucionit të fituar përdoren 125 ml për 10 litra ujë dhe 40 gr solucion sapuni.

10. Hithka e butë (Urtica dioica) – është bimë që përdoret për shumë qëllime. Si insekticid kundër morave të gjethes zbatohet si solucion i përgatitur nga 1 kg hithka të freskëta, që nuk kanë lulëzuar, që ziejnë me 9 litra ujë. I lëmë të qëndrojnë 24 orë dhe mandej solucioni përdoret i paholluar. Si solucion për suzbim të sëmundjeve (ndryshk dhe kalbëzimi kafe) dhe
kundër insekteve (morat e gjetheve, merimangave) dhe ushqim (përmban azot dhe makro dhe mikroelemente të tjera) bëhet solucion 1 kg prej masës mbitokësore të vendosur në 10 litra ujë dhe kjo përzierje mbahet 10-15 nën hije në temperaturë prej 18 grade C dhe që duhet të përziehet vazhdimisht.
Solucioni është gati kur ka ngjyrë kafe dhe prej tij nuk dalim flluska. Kullohet dhe ruhet në enë të mbyllura në vend të errët deri në 12 ditë. Më mirë është të përdoret gjatë vegjetimit në çdo tri javë si solucion i holluar në raport 1:7 ujë. Si e kositur mund të përdoret edhe si mbulesë organike dhe i mbron kulturat nga kërmilli kurse duke u shpërbërë i furnizon ato me elemente ushqyese.