Reklame:

Spanje: Ndryshimet e klimes po ndryshojne edhe zogjte

I njohur për aftësinë e tij për të kënduar, bilbili ka një repertor shumë të pasur pasi është në gjendje të prodhojë mbi 1.000 tinguj të ndryshëm.

Megjithëse është i zakonshme në shumë pjesë të Evropës dhe Azisë, zogu kryesisht shihet dhe dëgjohet edhe në Anglinë e Jugut.

Numri i tyre ne Evrope kanë rënë dukshëm gjatë gjysmëshekullit të kaluar, me 90%, me faktorë të shumtë për të fajësuar, ku kryesorja jane ndryshimet e klimes.

Madhësia e krahëve është thelbësore per migrimin e kesaj specie.

Studiuesit thonë se aftësia për të migruar mund të pengohet nga ndryshimi i klimës.

Shkencëtarët në Spanjë kanë studiuar per 20 vjet të dhëna mbi formën e krahëve në dy popullsi të zogjve.

Ata zbuluan se gjatësia mesatare e krahëve të bilbilave në krahasim me madhësinë e trupit të tyre është zvogëluar.

Ata besojnë se kjo ka të bëjë me ndryshimet e temperaturave që shihen në rajonin e Mesdheut.

“Rezultatet tona tregojnë se pranvera është vonuar dhe intensiteti i thatësirës së verës është më i lartë, që do të thotë një periudhë më e shkurtër optimale për mbarështimin e zogjve,” tha Dr Carolina Remacha, nga Universiteti “Complutense” i Madridit, i cili drejtoi studimin.

Studiuesit besojnë se zogjtë si bilbili normalisht përshtaten me kërkesat e migrimit duke pasur krahë më të gjatë, duke pasur një madhësi më të madhe të tufës, por një jetëgjatësi më të shkurtër.

Përballë një sezoni më të shkurtër të mbarështimit, studiuesit besojnë se zogjtë më të suksesshëm kanë familje më të vogla me krahë më të vegjël.

Ata argumentojnë se këto përshtatje jane te detyrueshme si rrjedhoje e ndryshimeve te klimes.

“Nëse këto ndryshime janë përgjigje ndaj mjedisit të ri, atëherë padyshim ato që janë përzgjedhur, ato me krahë më të shkurtër, janë me te duhurit për situatën e re”, tha bashkëautori Prof Javier Perez-Tris gjithashtu nga Universiteti Complutense .

Studiuesit thonë se zogjtë po vazhdojnë me të njëjtat modele dhe destinacione migracioni dhe për këtë arsye mbijetesa e tyre ka të ngjarë të zvogëlohet.

“Nëse klima po ndryshon në një mënyrë të ngjashme, dhe presionet per pershtatje tek gjallesat janë të ngjashme ” tha Dr Perez-Tris.