Reklame:

COVID-19/ Fermeret po shkulin serat – “Renia e çmimeve na falimentoi, shteti te vij ta mari trangullin dhe tja japi njerezve ne nevoje”

Një nga sektorët e goditur si pasojë e koronavirusit dhe masave shtrënguese nga ana e qeverisë janë dhe fermerët, të cilët po pesojne nje humbje te madhe si pasoje e renies se cmimeve.

Ata ankohen për pamundësinë për të dalë në treg dhe rënien e çmimeve. Pasiguri shfaqin edhe për ardhmen e cila nuk dihet se si do shkoje dhe kur mund te perfundoje situata e izolimit.

“Ne Tirane po shkon trangulli me 100 leke kg kurse ne ne treg po shesim arken 25 kg me 200 leke. Nuk po kuptojme cfare po behet. Shteti me mire te vij te na e mari pa lek dhe tja u japi falas qytetareve te tiranes, ta dim qe i kemi ber nje nder njerezve ne nevoje.” – Shprehet nje fermer i cili po shkul seren e tij me trangull.

Ndiqni intervista dhe problemet qe ata kane:

Lushnje bllokohet shitja e trangullit,fermeret po e shkulin.

Bllokohet shitja e trangullit, fermerët po e shkulin nga serat

Gepostet von Lushnja info am Mittwoch, 1. April 2020