Specialisti i bujqesise Ilir Pilku i cili eshte gjithmone prezent per te dhene nje zgjidhje ne cdo problem qe paraqet sektori bujqesor.
Se fundmi ne nje postim te zotit Pilku jepet nje propozim per te tregtuar luleshtrydhen e cila kete periudhe eshte ne pikun e prodhimit. Si pasoje e anomalive ne tregun vendas dhe ate nderkombetar, te ardhura nga izolimi ndaj pandemise jane me qindra fermere te cilet jane te prekur nga bllokimi i shitjeve. Ai jep nje propozim qe fermeret te organizohet per te tregtuar vete tek konsumatori duke shfrytezuar pazarin e ri ne Tirane apo dhe tregje te tjera lokale.
Postimi i plote i Specialistit te Bujqesise Ilir Pilku:
“Ne mbeshtetje te rreth 6000 ton luleshtrydhe qe jane ne vjelje e siper nga fermeret e Fierit dhe Divjakes, mund te shfrytezohej tregu i Pazarit te ri ne Tirane, si dhe tregjet e tjera lokale gjithashtu, qe fermeret ne menyre te ORGANIZUAR te tregtonin luleshtrydhet direkt tek bleresi konsumator me nje cmim jo me te larte se 130 lek/kg.
Kjo do ishte nje zgjidhje fantastike duke ndihmuar fermeret ne vecanti por edhe popullaten me vlere minimale dhe me vitamine C, e mundshme per tu perthithur nga nje shumice e madhe. Sot ora 11.00, tregu i Pazarit te Ri ishte bosh komplet. Vullnet dhe SOLIDARIZIM!”
Per te gjithe konsumatorin Shqiptar. Vitamina C ndikon ne forcimin e imunitetit te njeriut, gje e duhur ne ke situate pandemike. Ju keshilloj ne vend te limonit te perdorni luleshtrydhen, frut qe ka shume vitamine C. Ne kete kohe mund ta blini me cmim shume te leverdisshem ne krahasim me limonin, 100-120lek/kg.
Nga analiza e kostos me rezulton qe kosto prodhimit eshte 109lek/kg, pra fermeret po e tregtojne me humbje luleshtrydhen.
Ne kete bllokim te eksporteve, behuni mbeshtetes te fermereve duke blere luleshtrydhe, duke perfituar gjithashtu nga vlera ushqyese te tyre. Jane plot 6100 ton luleshtrydhe te prodhuara. Limoni i grosisteve Spanjolle apo Luleshtrydhja e fermereve Shqiptar?