Reklame:

Bie ndjeshem ndotja atmosferike, “Toka po merr fryme”

Me shumë gjasa ju po i lexoni këto radhë ndërkohë që jeni izoluar në shtëpi, si masë e marrë nga shumë shtete në botë, për të mos përhapur koronavirusin.

Ndërsa masat e izolimit ne te gjithe boten kunder koronavirusit janë të nevojshme për shmangien e përhapjes më tej të Covid-19, ka sjelle edhe efekte pozitive ne mjedis. Një ndërprerje e tillë në shumë sektorë të ekonomisë është e paprecedentë në disa aspekte, me pasoja anësore befasuese.

Provat janë emetimet e NO₂

Emetimet e dioksidit të nitrogjenit (NO₂), një ndër elementet kryesore të ndotjes së ajrit, lidhen ngushtë me prodhimin e fabrikave dhe automjeteve që qarkullojnë në rrugë. Duke qenë se si puna në industri dhe transporte është ndalur për shkak të kësaj pandemie, emetimet e NO₂ mund të jenë një tregues i mirë i aktivitetit ekonomik global dhe ndryshimet janë të dukshme në hapësirë.

Këto imazhe nga Centre for Research on Energy and Clean Air (Qendra për kërkime mbi energjinë dhe ajrin e pastër – CREA), filmimet satelitore nga NASA dhe ato të European Space Agency (Agjencisë Hapësinore Europiane – ESA), tregojnë një rënie drastike të emetimeve të dioksidit të nitrogjenit në muajt e fundit, veçanërisht në Itali dhe Kinë.

Emetimet e NO₂ në Itali

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në Itali ka kapërcyer Kinën (duke përfshirë edhe njerëzit që kanë humbur jetën). I gjithë vendi është në izolim, gjithçka, nga shkollat dhe dyqanet, te restorantet, madje edhe disa kisha, janë mbyllur.

Italia është edhe një qendër industriale, me sektorin që përfaqëson thuajse 24% të PBB. Me shumë italianë që janë urdhëruar të punojnë nga shtëpia, nëse është e mundur, aktivitetet ekonomike kanë rënë ndjeshëm.

Video  tregon rënien e emetimeve të dioksidit të hidrogjenit në të gjithë Europën, duke treguar qartë se si rënia e aktivitetit ekonomik në Itali ka ndikuar në mjedis.

Gjithashtu, rënia e trafikut të varkave në Venecia do të thotë që edhe kanalet janë për momentin bosh, duke qenë se këto ditët e fundit janë parë peshq të vegjël në rrugët ujore. Megjithatë ekspertët nënvizojnë se kjo nuk do të thotë që cilësia e ujit është më e mirë.

Emetimet e NO₂ në Kinë

Ndryshimet e emetimeve mbi Kinën janë ndoshta edhe më të dukshme me sy të lirë. Kina është qendra më e rëndësishme në botë për prodhim dhe kontribuon me një peshë të rëndësishme me gazin serë në nivel botëror. Por një muaj pas Vitit të Ri Hënor (një festival që zgjat rreth një javë në fillim të shkurtit), sateliti tregoi një tjetër pamje.
Emetimet e NO₂ në provincën e Hubeit, epiqendra e virusit, ranë ndjeshëm ndërkohë që fabrikat u detyruan të mbyllen.

Krahasuar me vitet e mëparshme, ka efekte të matshme në rënien e llojeve të tjera të emetimeve për shkak të rënies së përdorimit të qymyrit në të njëjtën periudhë.