Reklame:

Fermeret duhet te jene te zgjuar!

Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 nuk njeh rregulla dhe secili duhet te pershtatet e mbijetoje me zgjuarsi dhe tolerance ne çdo aspekt.

Fermeret jane mesuar qe vjeljet e para te prodhimeve te tyre ti shesin me cmime shume te mira. Por tani eshte situate lufte dhe kane ndryshuar rrethanat e per pasoje mundesite per te mare me te miren.

Domatja nuk eshte maske apo dizifenktant per te cilat ka kaq shume nevoje tregu. Specialisti Ilir Pilku ju ben thirrje fermereve te tregohen te zgjuar dhe qe produkti i tyre te shitet duhet te kete cmim te pranueshem. Çmimi konkurues siguron tregun.
Ja çfare shkruan eksperti i bujqesise Ilir Pilku ne profilin e tij ne facebook.

“FERMERE. Ne kete situate pandemike eshte e rendesishme te dorezoni produktet ne pikat e eksportit dhe jo te diskutoni me kembengulje per cmime. Sot, tregu boteror nuk njeh stabilitet cmimesh, nderkohe qe ka nje ulje te kerkeses per produkte.
Nga te dhenat qe rregjistrova dje, eshte e papranueshme dhe do tju coj ne fatalitet mbajtja ne union te cmimit te domates 100-110 lek/kg. Sapo morra cmimet e produkteve nga nje nga 3 kompanite me te medha Europiane ne tregje boterore, sot domate cilesia I eshte 3.5 euro/arka 4-5kg, orrigjina ne Hollande (shih ne fotot). Behuni te zgjuar, qarkulloni produktin e vjele, nderkohe pritet qe pas 2 -3 javesh situata te kete nje normalizim. Solidarizohuni me bujqesine!”