Reklame:

Lushnje/ Policia monitoron zbatimin e distancimit social ne tregjet e fruta-perimeve

Situata e fluksit te njerezve e cila krijohet ne tregjet e fruta-perimeve ne Lushnje, ben qe qytetaret mos te respektojne distancimin social. Kjo situate eshte e rrezikshme per perhapjen e koronavirusit.

Inspektoret e Policimit ne Komunitet ne Komisariatin Lushnje sebashku Policine Bashkiake po inspektojne tregjet e fruta-perijmeve ne qytet duke keshilluar dhe detyruar qytetaret te zbatojne rregullat e distancimit.

Pikat me problematike sipas efektiveve jane tregu prane stadiumit dhe tregu tek “Ypsiloni”. Policia po mer masat qe qytetaret kur jane duke ber pazarin te ruajne distancen e percaktuar nga Instituti i Shendetit Publik.
Gjithashtu probleme hasen edhe ne banka ku qytetaret per te kryer veprimet krijojne radhe si pasoje e dyndjes per shkak te orarit te kufizuar te daljes ku pothuajse cdo dite krahas punonjesve te policise private jane te pranishem edhe efektive te Komisariatit Lushnje. Inspektoret e Policimit ne Komunitet i bejne thirrje te gjithe qytetareve te zbatojne me riogorozitet te gjitha rregullat e levizjes dhe te distancimit social. Pensionistet te mos te dalin por te kontaktojne ne telefon me bashkine per cdo problem. Te gjithe shkelesit e ketyre rregullave ne kete situate te veshtire do te ndeshkohen sipas ligjit.