Qeveria ka planifikuar një lehtësim të masave per ditet në vijim, por nga ana tjetër ka ashpërsuar masat për ata që shkelin. Në listën e penaliteteve, secila masa shoqërohet me burgosje por edhe me konfiskim mjeti dhe heqje patente, tashmë jo me muaj por me vite.
Disa nga masat e pritshme:
-Do të lejohen automjetet private për të shkuar në punë. Por nëse konstatohen persona familjarë apo të tjerë, ndëshkimi është bllokimi i patentës për disa vite, ashtu sikurse edhe konfiskimi i mjetit për të njëjtën periudhë që është bllokuar patenta.
-Nuk do të lejohet marrja e pensionistëve në makinë, me përjashtim të urgjencave mjekësore. Nëse ka shkelje, jo vetëm hiqet patenta dhe makina për disa vite por do të ketë masë ndëshkimi edhe burgosjen.
-Do të zgjatet në 90 minuta orari i pazarit dhe do të lejohet të bësh pazar me makinë
-Nuk do të lejohet absolutisht hapja e lokaleve, restoranteve dhe palestrave. Kush e shkel, arrestohet dhe dënohet me burg
-Dyqanet që nuk janë në qendra tregtare do të lejohen. Por duhet të marrin masat e distancimit dhe higjienës duke ofruar maska e dezinfektantë për punonjësit dhe klientët. Nëse konstatohen shkelje, penaliteti është mbyllja dhe konfiskimi I mallrave e deri edhe burgosja
-Do të zgjatet fasha orare përtej orës 13:00