Reklame:

Shtohen masat kunder koronavirusit ne tregje

Grumbullimi i qytetarëve pranë tregut të Kombinatit ne Tirane ka detyruar autoritetet te riorganizojnë funksionimin e tij, ndërkohë që tashmë masat e reja kanë nisur të zbatohen. Në hyrje të tregut qëndrojnë forcat e policisë dhe ushtrisë, të cilët dezinfektojnë të gjithë qytetarët që hyjnë në treg.

Megjithatë, pavarësisht se grumbullimi i njerëzve ka pësuar rënie të ndjeshme, fluksi i qytetarëve që frekuentojnë këtë treg mbetet ende i lartë, teksa nuk mungojnë as qëndrimet e afërta mes blerësve.

Më e qetë duket situata në tregje të tjerë të kryeqytetit, ku qytetarët janë më të paktë, çka bën që të respektohet edhe distanca mes njëri-tjetrit.

Ndërkaq, pavarësisht masave për kufizimin e daljes dhe pajisjen me leje vetëm të një personi të familjes, lëvizjet në rrugët e kryeqytetit të hënën i ngjanin një ditë normale.

Edhe trafiku ishte i ngarkuar, në krahasim me ditët e mëprashme ku vihej re një lëvizje  më e kufizuar e mjeteve.

Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë me forcë evitimin e grumbullimeve dhe distancimin fizik, si e vetmja formë për të mos u prekur nga COVID-19. Megjithatë, në shumë raste ky rregull vijon të mos zbatohet, dukle rritur rrezikune  përhapjes së infeksionit. (SCAN)