Reklame:

Bashkia dhe Policia disiplinojne tregjet e fruta-perimeve

Tregjet e fruta perimeve dhe dyqanet ku shiten keto produkte nuk po respektojne rregullat e kerkuara nga autoritetet shendetesore.

Pas situates se djeshme te raportuar ne media dhe rrjetet sociale policia e rendit dhe ajo bashkiake sot moren disa masa duke vendosur sinjalistike orientuese per qytetaret.

Situata e renduar solli nderhyrjen e bashkise dhe policise se rendit per te mos lejuar afrimin e qytetareve mes tyre dhe shitesve me shume se 2 m.

Gjithashtu gjate gjithe kohes tregjet me te frekuentuara ai i stadiumit dhe i Ypsilonit kane patur prezence te shtuar te dy policive.

Tregetaret duhen vleresuar qe ofrojne sherbim ne kete periudhe te rrezikshme nga Covid-19 por nga ana tjeter duhet te jene te vemendshem ndaj respektimit te distances dhe mbajtjes se maskave.

Ditet ne karantine dhe izolim per moshat e treta duhet te mos na shkojne dem nga disa pakujdesi apo mungese kulture. Keto shkelje sot nuk demtojne vetem shkelesin por gjithe familje, shoqerine e keshtu pa fund.

Ruani veten qytetare te dashur sa pa shkuar situata tek spitali apo mjeket se aty je ne paradhomen e vdekjes, askush nuk te shpeton dot veç fatit, shendetit tend dhe zotit. – “Ruaju te ruaj” – thote zoti.