Reklame:

“Kenget e Vaçe Zeles, Antivirusi i Lushnjareve”

Edhe pse ne kushte izolimi dhe ne situate pandemie, asgje nuk mund te ndale kenget e te madhes Vaçe Zela ne qytetin e saj ne Lushnje e as ne te gjithe Shqiperine. 7 prilli 1939 lindi Mbreteresha e kenges Shqipetare e cila diten e sotme u perkujtua ne Lushnje duke i dhene jehone kengeve te saj ne te gjithe qytetin.
Kenge te cilat po u japin force dhe guxim per te kaluar kete situate te veshtire te gjithe shqipetareve.
Me urimin per gjiganden e muzikes Vace Zelen dhe emrin e madh dhe zerin e jashtezakonshem qe ajo la pas e mbylli emisionin e tij Agronews gazetari Shkelqim Bylykbashi diten e sotme ne Radio Lushnja.

Kengetari Lushnjar Luan Manahasa sebashku me dy djemte e tij e beri te paharruar kete dite ne kete situate. Pas nje leje te dhene nga shefi i Komisariatit Lushnje z. Manahasa ngriti nje foni mbi taracen e pallatit me te larte ne qytet. Per 90 minuta ne te gjithe qytetin u leshuan kenget e te madhes Vaçe Zela ne daten e ditelindjes se saj per ti dhene force dhe per ti thene se jam aty me ju te gjithe qytetareve te saj.