Reklame:

Myrtezani: 15 shqiptare te prekur me koronavirus ne SHBA

Epidemiologu shqiptar që punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Skender Myrtezani, ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një lidhje direkte në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova ka thënë se situata në SHBA po bëhet gjithnjë dhe më serioze.

“Situata bëhet gjithnjë më serioze dhe më serioze. Nga 25 marsi kam kërkuar masa më rigoroze, të respektohet largësia mes dy personave me maska, dhe të përgatitet organizmi të përballon virusin po edhe të afrohet “.

Myrtezani shpjegoi se mënyra e transmetimit të kësaj sëmundje bëhet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaktit.

Ai theksoi se bartja bëhet edhe në rrugët e frymëmarrjes, por se nuk ka pasur argumente natyrore për këtë shpjegim shkencor.

“Ishte transmetimi një kohë me pikat e vet nëpërmjet rrugëvë të frymëmarrjes dhe kontaktit.Tani më afër afrohemi të vërtetës se përcillet edhe me ajër, që ishte në njërën nga intervistat e mia të para që aludova në një punim që është bërë në Priston University, edhe pse ishte bërë në kushte artificiale, por nuk patëm konfirmim të rezultateve në mënyrë të këtij studimi në mënyrë natyrore, ashtu që ngelet t’i besojmë këtij rezultati që të shpëtojmë sa më shumë jetë “.

Epidemiologu shtoi se ishin një varg faktorësh që sollën Shtetet e Bashkuara deri në këtë situatë të përballjes me koronavirusin.

“Mendoj se ishte problemi i menaxhimit, që nga niveli i lartë, ishte edhe ngadalësia edhe nga Qendra për Menaxhimin e Sëmundjeve CDC, ashtu që nuk ndryshoj algoritmi e saj ashtu që ngeli që ata që nuk kanë simptoma të ecin gjithkund, më pas doli që edhe ata nuk kanë simptoma janë përcjellës të sëmundjes, ishte edhe neglizhenca e popullatës, por ndoshta pse në New York jetojnë mbi 100 lloje të popujve, kultura të ndryshme derisa të përshtaten me realitetin nevojitet kohë”.

“Për shkak të menaxhimit të dobët u lejua edhe transporti publik të bëhet në mënyrë masive. Ishte dashur që deri më datën një prill të merren masat sikur në Berlin p.sh të ruhet populli. Tek tani në Amerikë po merren më seriozisht koronavirusi. Po respektohet distanca, po përdoren edhe maskat edhe masat e tjera “.

Myrtezani tregoi  se janë 15 shqiptarë të prekur me koronavirus në SHBA.

Ai shpjegoi gjithashtu edhe disa nga simptomat që mund t’i kemi në rast të shfaqjes së Covid-19.

“Me siguri ka, por nuk jam në dijeni në vdekjeve. Tani kemi diku 15 të prekur. Njëri ishte në kondita më të vështira. Por, tani pasdite kjo ndryshoj, ai ka dalë nga frymëmarrja artificiale “.

“Simptomat nuk janë ashtu si po renditen në gazeta dhe në foltore të ndryshme. Simptomat janë rrjedhje e hundëve, grithje fyti, humbja e shijes së ushqimit etj, Ata që i kanë këto simptoma duhet të bëhen ushtarë për t’i mbrojtur të tjerët, me maskë, larje të duarve “.

Epidemiologu Myrtezani dha edhe disa këshilla se si të përballemi me këtë virus. (KlanKosova)