Reklame:

Sa dhe si i njohim Romet?

8 Prilli eshte dita Nderkombetare e Romeve. Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Romëve në Shqipëri ” Amaro-Drom” , në ditën ndërkombëtare të Romëve kujtojne si çdo vit lëvizjen e madhe që nisi në vitin 1967. Lëvizja nisi nga disa vënde të Europës dhe u kurorzua më 8 prill të 1971 në Londër, ku vendimet e marra në këtë kongres ishin për më shumë të drejta.
Me rastin e kesaj dite Zv. Sekretar i pergjithshem i shoqates Amaro-Drom , Ferit Milanj ka bere nje postim i cili lidhet me identitetin e Romeve dhe se sa e njohim ne kete komunitet

Sa i njohin romët sot, nga janë dhe si kanë ardhur.
• Romët e sotëm e kanë ruajtur identitetin e tyre dhe bile e kanë ringjallur atë. Gjithashtu janë integruar mirë në shoqëritë ku tani jetojnë dhe janë një pasuri për vendet të cilave tani u përkasin.

• Pavarësisht se në vënde të ndryshme, popujt i kanë thirrë me emra të ndryshëm, ata janë një bashkësi ndërkombëtare në kuptimin më të mirëfilltë, dhe prandaj janë të përshtatshme për të ndihmuar në arritjen e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe paqes botërore. Pas Kongresit të parë Botëror të Romëve në Londër më 8 Prill të vitit 1971, ata janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për identitetin e tyre specifik dhe rolin e veçantë që kanë.

• Muzika është pjesë përbërëse e qënies së tyre dhe nëpërmjet asaj ata kanë kontribuar në zhvillimin e traditave muzikore si të Lindjes po ashtu edhe të Perëndimit. Por talentet e Rromëve janë të ndryshme. Ata mbushin çdo aspekt të jetës. Për vite të gjata, paragjykimet dhe persekutimet kanë fshehur kulturën e tyre, e cila nuk ka arritur të merrnin njohjen dhe respektin e duhur.

• Edhe India ka vuajtur poshtërimin e nënshtrimit si dhe të këqija të panumërta të cilat e ndjekin atë, por tashmë është e pavarur dhe e ringjallur. Thesari i saj i gjerë i mençurisë së lashtë është i hapur për botën, si një pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit. Rromët përfaqësojnë një pjesë të këtij thesari.

• Romët janë një shembull i nacionalizmit brenda internacionalizmit, përtej paragjykimeve, ku zemra e gjerë mendon për të gjithë njerëzit si një familje e madhe, që jeton në harmoni, mirëbesim e paqe.

Ministrja e jashtme e Indisë, Zonja Sushma Swaraxh ka deklaruar se Romët sot janë aroma e Indisë, e shpërndarë në të gjithë botën”