Reklame:

Ti japim ze mbrojtjes se lumenjve!

Organizata EcoAlbania është angazhuar në ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimet negative që hidrocentralet kanë në mjedis dhe në jetën e banorëve, si dhe implikimet negative që kanë propozimet e pa kërkuara për ndërtimin e hidrocentraleve.

Banorët e Zhulatit janë ngritur në kundërshtim të hidrocentralit të Taroninës i cili prek dy degët e lumit Kardhiq – zonë e mbrojtur – Rezervat Strikt Natyror. “Duan t’na marrin ujin e t’na e heqin, s’na e mori as turku e as greku”, shprehet Murat Keraj nga Zhulati.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe njëzëri kundër ndërtimit të HEC-it.

EcoAlbania po zhvillon takime me banorët e prekur duke ofruar mbështetje në betejën e tyre.

Per me shume ndiqni videon e meposhtme.