Reklame:

Tregu i bllokuar ne BE nga virusi, prodhimet e fermereve do te eksportohen drejt Kosoves dhe Maqedonise

Mbyllja e kufijve për shkak të përhapjes së koronavirusit ka krijuar edhe stoqe të prodhimeve shqiptare. Por këto produkte nuk do të prishen.

Prodhimet shqiptare të mbetura stok për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të eksportohen në Kosovë dhe Maqedoni. Në kushtet e pandemisë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje per shkembimet tregtare me këto dy vende, duke mbrojtur keshtu prodhuesit dhe konsumatorët.

Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari njofton se prodhimet vendase, të destinuara drejt vendeve të BE, do të eksportohen drejt Kosovës dhe Maqedonisë.

“Prodhimet e fermerëve të Fierit dhe Lushnjës (kastravecë, luleshtrydhe, domate, patëllxhanë etj.), nuk do të prishen. Kompanitë e Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga nesër (8 prill), do të tërheqin të gjithë sasinë që është krijuar në Shqipëri, si pasojë e bllokimit të tregut të BE. Flm vëllezër të një gjaku. Bashkë do t’ia dalim!”, shkruan Hajdari në një postim në Facebook.