Reklame:

“Pagat e luftes”, refuzohen 42% e aplikimeve te verifikuara!

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e deritanishme të aplikimeve për ndihmë financiare, për përfitimin e pagës minimale prej 26 mijë lekë nga bizneset e vogla.

Sipas grafikëve të publikuar, deri tani kanë aplikuar 86.6 mijë punonjës dhe 49.2 mijë biznese.

Nga këta, janë verifikuar 35.8 mijë punonjës dhe 21.4 mijë biznese.

Nga punonjësit e verifikuar, ndihma financiare për ta është pranuar për 20.6 mijë punonjës, pra për 58% të rasteve të verifikuara. Si rrjedhojë, rreth 42% të aplikimeve të punonjësve janë refuzuar. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.254, datë 27.3.2020 parashikon ndihmën financiare vetëm për bizneset që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa punonjësit e bizneseve të vogla, që nuk janë në këtë listë, nuk përfitojnë, ndonëse mund ta kenë mbyllur aktivitetin.

Bizneset janë ankuar se edhe pse ndodhen në listën e aktiviteteve të mbyllura po refuzohen, për shkak se statusi i aktivitetit të tyre mund të ketë qenë i paqartë, ndërsa tatimet nuk vijnë të verifikojnë në terren. Tatimet ndërkohë kanë bërë të ditur disa numra telefoni ku subjektet e refuzuara mund të ankohen.

Nr Drejtoria Rajonale E-mail
 1 Tatimpaguesit e Mëdhenj  [email protected]
 2 Tirana  [email protected]
 3 Durrësi  [email protected]
 4 Vlora  [email protected]
 5 Berati  [email protected]
 6 Fieri  [email protected]
7 Elbasani  [email protected]
8 Korça  [email protected]
9 Lezha  [email protected]
10 Shkodra  [email protected]
11 Dibra  [email protected]
12 Gjirokastra  [email protected]
13 Kukësi  [email protected]
14 Saranda  [email protected]

Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

Numri i refuzimeve ka qenë më i lartë në Tiranë, Durrës e Fier, ku janë dhe aplikimet më të mëdha, për shkak të madhësisë së këtyre ekonomive.

Në total janë të punësuar në biznesin e vogël 176 mijë punonjës, nga të cilët pritet të kompensohen rreth 60 mijë, pra një e treta.

Nga rreth 20.6 mijë punonjës, aplikimet e të cilëve kanë rezultuar pozitive, rreth 17 mijë janë paguar tashmë. (Monitor)