Reklame:

Taksat vendore/ Bashkia Lushnje pergatitet te shtyje afatin e pagesave per bizneset

Situata e pazakonte e pandemise dhe e shteterrethimit ne te cilen po gjendet shqiperia edhe e gjithe bota po shkakton nje kosto te larte ekonomike per bizneset.
Ne vendin tone deri me tani disa bashki i kane zeruar taksat vendore per kete periudhe dhe disa e kane shtyre afatin e pageses se tyre deri ne 30 Qershor.

Sipas Elton Korreshit Drejtorit te Tatim Taksave Bashkia Lushnje, nuk do te kete asnje penalitet per vonesat e pagesave te taksave vendore per bizneset e Bashkise Lushnje.
I kontaktuar nga Agronews.al, zoti Korreshi deklaroi se eshte pergatitur nje kerkese per shtyrjen e afatit te pagesave deri ne 30 Qershor 2020. Kjo kerkese i eshte derguar Keshillit Bashkiak Lushnje i cili pritet ta miratoje ne mbledhjen e radhes.

Kjo shtyrje afati eshte nje lehtesi per te gjithe bizneset te cilet kete periudhe kane qene te detyruar te mbyllin aktivitetin e tyre me urdher te qeverise si mase kunder perhapjes se koronavirusit.