Reklame:

Agronews dhe Horizont EU ju urojne Gezuar Pashket!

Sot në të gjithë botën besimtarët katolik festojnë Pashkët. Por këtë vit besimtarët nuk patën mundësi që te shkonin në kisha për shkak të pandemisë së koronavirusi.

Mesha e përvitshme e Papa Franceskut në Bazilikatën e Shën Pjetrit është ndjekur online ne rrjetet sociale dhe nga televizori.

Për herë të parë sheshi Shën Pjetër që çdo vit për Pashkë është plot këtë vit mbizotëronte qetësia.

E trishtë ishte pamja përgjatë meshës së mbajtur Tiranë, Shkodër, Lezhë, Lushnje dhe qytetet e tjera, pasi në Katedralet nuk kishte asnjë besimtarë, përveç një rrethi të ngushtë të kishës, të cilët respektuan edhe distancën teksa uleshin në sallë.

Nje situate e rende per te gjithe por ende nuk eshte shuar shpresa.

Agronews dhe Horizont EU ju orojne Pashke te Gezuara te gjithe besimtareve Katolik duke percjelle fjalet e Papa Françeskut te mbajtura me rastin e kesaj dite te vecante ku ka kujtuar se Zoti nuk e harron njerëzimin i cili në këto kohë po përballet me një vështirësi të madhe sic është koronavirusi.

“Ne nuk dorëzohemi. Nuk vendosim gur mbi shpresën. ne mund dhe duhet të shpresojnë sepse Zoti nuk na ka lënë vetëm. Gjithçka do të shkojë mirë, e themi me këmbëngulje edhe shpresa më e guximshme mund të avullojë. Por shpresa e Jezusit është e ndryshe. Zoti është më i madh. Vdekja dhe errësira ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.

Varri është vendi ku hyn dhe nuk del dot më por Jezusi ia doli të dalë , ia doli për ne për të sjellë jetë atje ku ka vdekje. Për të filluar një histori të re, atje ku ishte vendosur një gur mbi të”- ka thënë Papa Francesku duke i uruar të gjithë besimtarët katolik në të gjithë botën Gëzuar Pashkët.