Reklame:

Bujqesia Shqiptare – Ferma “Kaloshi shpk”

Pa prodhimin bujqesor as konsumatori vendas nuk furnizohet me produkt te fresket dhe as eksportuesit Shqiptar nuk mund te plotesojne kerkesat e tregjeve Europiane.

Specialisti Ilir Pilku ka paraqitur profilin e nje nga fermave me te medha ne Shqiperi, FERMA KALOSHI.


Ne fakt kushdo do te mendonte qe ky aktivitet ushtrohet ne Diber, por e verteta eshte se si pasoje e nje persekutimi politk, kjo familje e madhe patriotike (Kaloshe dhe Ndreu) eshte stacionuar prej disa dekadash ne Grabian te Lushnjes.

Ne nje siperfaqe toke prej 165 ha, kjo ferme kultivon ne siperfaqe te medha dhe me teknologji bashkohore kulturen e grurit per konsum familjar, misrin per blegtori, perime per tregun lokal dhe eksport, domate industriale per eksport, shalqi te vonshem per eksport, dhe mbareshton 50 krere lope qumeshti.
Kane investuar kursimet e emigracionit familjar ne Europe dhe USA, duke ngritur gjthe kete ferme te madhe, nje infrastrukture ne vete, me nje park te madh mekanike bujqesore. Dhe e gjithe kjo ne merite te gjithe familjareve dhe ne vecanti te 2 vellezerve te palodhur Kastriot dhe Franc Kaloshi.

Me obligojne qe ti ofroj asitence ekonomike grant ne çdo kohe qe kane nevoje dhe shpresoj shume qe do te munden te behen pjese te grandeve te BE-se.
Solidarizohuni me Bujqesine Shqiptare! Punoni TOKEN!
Ilir Pilku