Marketet, farmacitë, bankat dhe institucionet e tjera financiare, duke nisur nga sot ( e hënë) do të mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 17:30. Kjo përcaktohet në vendimin e ministrisë së Shëndetësisë, që ndër të tjera, parashikon edhe zgjatjet e afatit pët blerjet nga me leje duke e bërë nga 60 minuta në 90 minuta.
Sërish, për të bërë pazar mundet vetëm një person i familjes.
Po ashtu, vendimi përcakton se hyrja në të gjitha dyqnet/ njësitë tregtare që lejohet të hapet duhet të bëhet me radhë, duke ruajtur distancën e sigurisë prej 1.5 metra nga njëri-tjetri. “Çdo dyqan/njësi tregtare duhet të sigurojë maska dhe dorëza për punonjësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe solucion dezinfektues për të gjithë personat që hyjnë në ambientet e dyqanit/ njësisë tregrae.
Siç thuhet dhe në urdhër, nga e premtja 17:30 deri të hënën 05:00 nuk do të ketë asgjë hapur, ndërkohë që fundjava do të jetë e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve dhe të mjeteve.
Ndryshe nga tani, bllokimi zgjatet pasi më përpara bllokimi bëhej nga mesdita e së shtunes deri në mëngjesin e së hënes.