Reklame:

Zjarri shkrumbon 300 koke dele ne Biçukas

 

Një shkëndijë e linjës elektrike ka mjaftuar per te shkaktuar shkrumbimin e 300 kokë deleve ne nje stan bagetish ne fshatin Biçukas te Bashkise Divjake.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Avdulla Gjetes, njërit nga pronarët e stanit tregon se zjarri për pak minuta është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar nga kashta dhe nga dengjet e thata të barit.

Edhe pse në momenti e zjarrit në stane ka qenë prezent një bari ai e ka patur të pamundur ta lokalizojë atë.  Asnjë nga bagëtitë nuk ka mundur të shpëtohet duke u shkrumbuar të gjitha.

I gjendur përpara kësaj fatkeqësie, Avdulla Gjeta bën thirrje për apel pasi dëmi është shumë i madh. Prej këtij stani, sipas tij ushqeheshin 8 persona.

https://www.facebook.com/106084374345828/videos/1530093637157913/