Reklame:

Kultivimi i Qershise/ Varietetet dhe punet kryesore ne pemtore

Origjina dhe vlerat ekonomike
Bazuar në gjetjet e arritura mendohet se origjina e qershisë është zona në mes Deti te Zi dhe Egjyptit.
Plini (shekulli I p.e.s. flet për rreth 10 lloje qershishe që ishin kultivuar përfshire edhe të egrat) në atë kohë.
Ne Europe qershia është përhapur gjatë pushtimeve greke dhe romake, etj;
Ndërsa në Shqipëri mendohet të ketë ardhur nga vendet e Azise Perëndimore gjatë Perandorive Greke, Romake e më pas ashtu si shumica e pemëve të tjerë frutore.
Qershia ka gjetur përhapje në të gjithë zonat e Shqipërise.
Ato përmbajnë 9.5-15% lëndë sheqerore, 0.37-11 % acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, lëndë aromatike, vitaminat më kryesore janë B1 (0.05 0.88 mgr/100gr fruta), PP, vitaminat C, E, P, karotenin, si dhe shumë kripra minerale të rëndësishme për organizmin.
Frutat e kësaj peme kanë gjetur një përdorim të gjërë edhe në indutrine përpunuese, si reçelera, marinada, liko, lëngje, prevede, lëngje, etj.

Karakteristikat kryesore
Bën pjesë në familjen Trëndafilore (Rozaceae) dhe në gjinine Cerasus. Varietete e ndryshme të qershisë kanë dale nga Qershija e Egër. Qershija ne latinisht njihet Cerasus aviun Moench, dhe në sinonimet Prunua aviun, Cerasuss nigra Mill dhe Cerasus dulcis Gaerth.

Qershija e zakonshme (C. Aviun), formon një trup të lartë 10-12 m dhe ne gjeresi nga 8-10 m duke formuar keshtu një kurorë të rrumbullakët dhe me diametër trungu rreth 70-80 cm.
Ngjyra e degëve te trasha është kafe e errët dhe lëkura luspërohet ne gjërësi të trungut në formë unazash të gjëra, gjethet janë të mëdha dhe në formë vezake. Degët e reja janë kafe në të kuqe.
Karakteristike për qershine është se kurora zhvillohet me degë skeletore te rralla dhe të shpërndara uniformisht në të gjithë kurorën duke formuar hapesirat e nevojshme natyrale.
Bima hyn në prodhim të plotë pas vitit te 4 ose te 6 pas mbjelljes dhe vazhdon deri në 40-50 vjet, ndërsa në disa raste (në kushte të mira) edhe në 80-100 vjet.

Kurora dhe deget e qershise
Sythat në të shumtën e rasteve janë buketore dhe në majë të tyre ndodhet një syth vegjetativ.
Lulja e qershisë është tipikë e familjes rozaceae, e tipit 5 (5 petela, 5 nënpetela 5 theke dhe 1 kreze pistili).
Në të shumëtn e rasteve qershia është bime vetpllenuese, por ka varietete qe duan pjalmim të kryqëzuar.
Lulëzimi zakonisht është i hershëm zakonisht Marsi, gjë që shpesh herë dëmtohen nga ngricat e vona te Pranverës.
Periudha e lulëzimit është rreth 7-10 dite dhe periudha e pjekjes është rreth 6 jave.
Rrënja në fillim zhvillohet boshtore dhe pastaj degëzohet në afërsi të sipërfaqes së tokës.
Qershia i përshtatet mirë klimes mesdhetare. Ajo mund të kultivohet deri në lartesinë mbi 1000 m.

Trungu dhe gjetjet e qershise
Kjo bime vuan shumë nëse kultivohet në toka të thata.
Nëse nënshartesa është Mezhdralla, atëhere qëndrueshmërija ndaj thatësirës rritet shumë.
Kur temperaturat rriten në mbi 35 gradë, qershia vuan shumë.
Temperatura minimale kritike që mund të durojë kjo bimë në fazën e qetësisë dimërore është deri në -24°C.
Kur sythet janë të fryera ato mund të dëmtohen nën –5°C, dhe ne –4°C, kur ato kanë filluar zberthimin e gonxheve.
Në fillimin e hapjes së petaleve ato dëmtohen ne –3°C, ne –2° C dëmtohen lulet dhe frutat e sapo lidhura.
Fruti për nga pikpamja botanike quhet i vërtetë sepse gjatë formimit të tijë veç vezore nuk merr pjesë anjë pjesë tjetër e lules.
Fruti në të shumtën e kultivarëve ndahet nga bërthama, në disa të tjerë jo.

Fenofazat kryesore
Te qershija dallohen qartë 9 fenofazat fenologjike të kësaj bime, qe janë:
Periudha e qetësisë dimërore;
Faza e fryerjes së sytheve;
Faza e skuqjes së sytheve;
Lulëzimi;
Rënia e petaleve;
Lidhja e frutave;
Fillimi i rritjes së frutave;
Faza e fillimit te pjekjes së frutave;
Pjekja e plotë.
Secila nga këto fenofaza ka dallimet e veta dhe për secilën nga këto kërkohen nivele te ndyshme kushtesh klimaterikotokëserë, si dhe specifika në kryerjes e shërbimeve.

Shtimi dhe nenshartesat
Qershia shtohet ne 2 mënyra që janë:
i) Me farë, ku pas mbirjes së farërave, filizat duhet të shartohen me materialim bimore mëmë, sepse filizi i dale nga fara nuk i transmeton aftësite prodhuese.
ii) Me copa, bëhet vetëm shtimi i copave për të prodhuar nënshartesa vegjetative (ose edhe në rrugë invitro).
iii) Me shartim, nënshartesat më të mira të qershisë janë:
a) Qershia e Egër, që shumëzohet me anë të farës. Kjo nënshartesë jep futa të mëdha dhe me pjekje të
shpejtë.
b) Mezdralla, kjo nënshartesë bëhet vetëm për kushtet e tokave kodrinore, të thata, të varfëra, por edhe në kushtet e tokave te ftohta dhe të pa ajrosura.

Format bimore per nenshartesat vegjetative
Disa nga format e seleksionuara per nenshartesat vegjetative jane:
Cab-11; Cab-6; Colt; F-12/1; Franco; Gisela-5; GM-61/1; Hargot; Ma x Ma-14; Ma x Ma-97; etj.
Nënshartesa vegjetative më e këshilluar për kushtet klimateriko-tokësore të zonave të vëndit tonë është Prunus mahaleb, e cila i siguron bimës një vitalitet të lartë, një prodhimtari të lartë dhe konstante.

Prunus mahaleb,
eshtë i përshtatshem për shumë lloje tokash, por sidomos mjaft i përshtatshem për tokat gëlqerore dhe të thata. Ka një rezistencë të lartë ndaj të ftohtit.
Veçoria e nënshartesave vegjetative është se ato e reduktojnë rritjen e kurorës në krahasim me nënshartesat e tjera. Por ajo që është me e rëndësishme është se ato janë të janë tepër të qëndrueshme ndaj teprices së lagështirës, sasisë së larte të gëlqeres në tokë, gjithashtu edhe ndaj thatësirës.
Gjithashtu nënshartesa më këshilluara janë: Cab-6, Franco, Gisela-5, GM-61/1, Hargot, etj.

Grupimet varietore
Në botë ekzistojnë rreth 1500-2000 lloje kultivarësh/varietetesh.
Klasifikimi i qershise eshte berë për:
i) për fortësine e tulit,
ii) për kohën e pjekjes,
iii) për ngjyrën e frutit, etj.
Për nga fortësia e frutit, qershija ndahen ne 3 grupe:
i) Varietete me tul të butë, në këtë grup bejne kultivarët e vendit si Beliza e Zeze, Belica e Kuqe, Dolmasi, dhe nga te huajat është E hershmja e tregut.
ii) Varietete me tul të fortë, në këtë grup bejne kultivarët e vendit si Çualle e Zeze, Çualle e Kuqe, Krapje e Zeze, etj dhe nga te huajat është Napoleon.
iii) Varietete me tul te ujshem, etj.

Klasifikimi për nga hershmeria e pjekjes, qershija ndahen ne 3 grupe:
i) Varietete me pjekje të hershme, pjekja e frutave bëhet ne gjysmen e dytë te Majit dhe në këtë grup bëjnë pjesë si; E hershmja e tregut, E hershmja e Lionit, Bigaro, Moro, etj.
ii) Varietete me pjekje të mesme, pjekja e frutave bëhet ne gjysmen e parë te Qershorit dhe në këtë grup bëjnë pjesë si; Dureno nero, Vignjolo, etj.
iii) Varietete me pjekje te vonë, pjekja e frutave bëhet ne gjysmen e dytë te Qershorit dhe në këtë grup bëjnë pjesë si; E bukura e Pistonjës, Turka, Bigareum Napoleon, etj.


Kultivimi dhe format
Në përputhje me veçoritë e nënshartesës dhe të varietetit, format më të përshtatshme të kultivimit (ndërtimit të kurorës) te qeshise janë:
i) Kupore me kate të përmirësuara;
ii) Piramidale;
iii) Palmetë
iv)
Në pak raste kordon, etj.
Në zonat fushore mund të përdoren te tri format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore.
Distancat e mbjelljes ne këto toka këshillohet të jenë në varësi të varietetit dhe kryesisht te relievit dhe pjellorise së tokës.
Fidanat e prodhuara me shartime tek qershia e egër dhe mezhdralla, duhet të mbillen në distancat rreth 5 x 4 m.
Ndërsa ato të shartuara me nënshartesa vegjetative duhet të reduktohen ne 4×2.5-3 m.

Krasitja prodhuese
Pemët e qershisë zakonisht kultivohen në formën e kurorës se lire dhe ate kupore, por në disa raste edhe palmeta/cordon.
Synohet që gjatë krasitjeve dimërore kurora të mbahet në formë e duhur.
Gjatë fazës së krasitjeve dimërore, duhet të ndiqen këto rregulla kryesore:
i) Qershia prodhon kryesisht në degëzat buketore, prandaj gjatë krasitjes dimërore ato duhet të ruhen.
ii) Te qershitë e reja llastarët e fuqishem duhet të përgjysmohen me qëllim veshjen e degëve me deza veshëse.
iii) Te qershitë e vjetra synohet që degët te mbajnë degëzat buketore, te përgjysmohen ato të vjetra me qëllim shpërthimin e llastarëve vegjetative dhe shndërrimin e tyre në të përzier, e buketore.
iv) Duhet të eleminohen prerjet e renda sepse stimulohet gomoza dhe bimët do të thahen.
v) Rrallohen pjesërisht degëzat që hijezojnë njëra tjetrën;
vi) Hiqen plotësisht degët e vjetra apo të thyera dhe të sëmura;
vii) Thithakët zakonisht hiqen plotësisht, por nëse ndonjë degë skeletore është dëmtuar -7 sythe.


Sherbimet kryesore
Punimi i tokes:
Në periudhën Vjeshtë-Dimër, kryesisht në tokat fushore dhe nën ujë, duhet të aplikohet punimi i tokës.
Ai duhet të kryhet i cekët rreth 15 – 20 cm thellësi me qëllim që të përmbysen plehrat organike dhe ato kimike si dhe për të eleminuar barërat e keqia.
Punimi i tokës bën që në tokë te ruhen rezerva ujore për sezone të thata (kur ujitja mungon).
Në rastet kur tokat janë me mbi 5% pjerrësi dhe kur mundësia e ujitjes është e kufizuar, atëherë sipërfaqja e tokës këshillohet të mos punohet por të mbahet e paster nga barishtet e keqia.

Ujitja:
Periudhat kritike për ujë janë:
i) në fazën e lulëzimit,
ii) në fazën e lidhjes së frutave
dhe
iii) në fazën e rritjes intensive të frutave.
Këshillohet aplikimi i sistemit të ujitjes me pika.
Duhet patur parasysh që sasia e ujit për një periudhë
vegjetative është rreth 2000-3000 m3 për ha.


Plehrimi:
Veç plehrimit te përvitshëm është e domosdoshme, që gjatë përgaditjes së tokës për mbjellje, ajo duhet të plehrohet me rreth 500 kv/ha plehra organike, 10-15 kv/ha plehra fosforike, 5-6 kv/ha plehra potasike, etj.
Në fazën e kultivimit gjatë vitit të parë, plehrimi azotik duhet të jetë rreth 150 gr. lëndë aktive azotike për bimë dhe në vitin e dytë kjo sasi duhet të dyfishohet.
Kujdes që sasia e plehrave duhet të shpërndahet uniformisht nën të gjithë kurorën dhe të përmbyset në tokë gjatë shkrifterimeve të sipërfaqes së tokës.
Në vitin e tretë duhet të shtohen edhe rreth 50-70 kg/ha lëndë aktive të plehrave forforike dhe 100 kg/ha ato potasike. Në tokat e gelqërizuara sasia e plehrave fosforike duhet të rritet deri në 150 kg/ha. Këto duhet të hidhen në të gjithë sipërfaqen e tokës dhe mundësisht në punimin e Vjeshtës.
Plehrat azotike duhet të jenë nga 150 deri në 180 kg/ha lëndë aktive azotike dhe duhet të shpërndahen gjatë Pranverës.