Prodhimi vendas dhe produktet “Made in Albania” operojnë në një mjedis sfidues ku duhet të përballen me konkurrencën që ju vjen nga rajoni. Por qytetarët pëlqejnë të konsumojnë prodhime vendase edhe në këtë kohë pandemie. Vetë qytetarët thonë se prodhimet e vëndit janë më cilësore dhe të besueshme për ta ndaj do të donin t’i siguronin dhe t’i konsumonin ato gjithmonë.
“Të marrin bio të vendit janë më të mirë të sigurta sepse prodhimet jashtë janë me hormone nuk janë të mira.Unë kam qënë më e kohë vendase dhe këtë mbështes.”
“Jam shumë dakort që produktet shqiptare të blihen. Ju vetë? Edhe unë atë synoj më tepër për produktet shqiptare. E ndihmojnë këto ekonominë? Patjetër bëhet më e fortë.”
“ Më mirë me ble gjëra të pastra në shqipëri sepse gjëra që vijnë nga jashtë. Kur nuk mbështet produktin tonë pse do mbështesim produktin që është jashtë shtetit. Unë se mbështes gjithmonë them do marrim produkte shqiptare.”
“Unë gjithmonë shqiptare kam marr produkte.Sepse janë më të besueshmet dhe te freskta.”
Qytetarët shprehen se konsumi i produkteve shqiptare në këtë moment të vështirë për vendin i jep një nxitje edhe ekonomisë në vend.
“Marr gjithmonë produktet vëndase janë më cilësore dhe ndihmojnë ekonominë e vendit tonë.”
“Më të mira vëndase se të huaja. Të merren ato të vëndit jo ato të huajt.Nga halli blej të huaja kur nuk ka vendase.”
“Më pëlqejnë produktet vëndase sepse janë më cilësore dhe më të mira ka që janë edhe bio.”
Qytetarët janë të ndërgjegjshëm për faktin se produktet vendase dhe turizmi lokal në këtë moment të vështirë për vendin duhen mbështetur.
“Eshtë mënyra më e mirë edhe për pushime të gjitha të investohen këtu. Të mos marrim asnjë mall nga jashtë të gjithë bujqit, fermerët ta shesin në vënd dhe ne jemi gati ti blejmë.”
Për shkak të pandemisë konsumi i produkteve ushqimore është rritur këtë periudhë dhe këtë e dëshmojnë më së miri tregjet me këto prodhime, ku dyndja e qytetareve megjithë kufizimet e vendosura, cdo ditë është shumë e madhe. (Balkanweb)