Reklame:

COVID-19 ne Turqi/ Ka mungese te majase, buka po behet ne shtepi

Si pasoje e kufizimeve për të lëvizur, shumë njerëz i janë kthyer bërjes së bukës dhe pjekjes së saj në shtëpi. Tani është bërë e vështirë të gjesh produkte të majave në raftet e marketeve në Stamboll.

“Për fat të mirë, furrat nuk janë përballur me një problem të gjetjes së majave,” tha kreu i Federatës së Furrave të Turqisë Halil İbrahim Balçı.

“Shpresoj, së shpejti nuk do të ketë asnjë problem, të mungesës së majave në raftet e supermarketeve,” shtoi ai, duke kujtuar se tarifat e melasë, një substancë që përmban maja, dhe përdoret në pjekje, në distilim, në konservimin e ëmbëlsirave, kohët e fundit janë ngritur.

Ndërsa kërkesa për produkte të majave nga familjet është rritur, shitjet në furrat e bukës kanë ardhur duke rënë.

“Kërkesa nga klientët me pakicë është rritur me gjashtëfish në mars, krahasuar me shkurtin. Mund të presim një trend të ngjashëm edhe në prill”, tha Ünsal Yamaner, menaxher i përgjithshëm i prodhuesit industrial të majave Lesaffre.

Kompania ka zhvilluar varietete të reja të produkteve dhe madhësive të paketimeve, shtoi ai.

Melasa përdoret gjithashtu në prodhimin e kolonjës që përdoret gjerësisht në Turqi si një zëvendësues dezinfektanti. Ministria Turke e Tregtisë së fundmi ka vendosur të marrë nën kontroll eksportet e etanolit, një përbërës kimik i përdorur për prodhimin e kolonjës, për shkak të rritjes së kërkesës.(Hurriyet daily news)