Reklame:

“18 Tetori” nxit nxenesit per konkurim me video ne Diten e Tokes

Dita e tokes po afron dhe festimet e ketij viti per kete dite do jene krejt ndryshe nga vitet e tjera.
Gjimnazi “18 Tetori” ne Lushnje po nxit nxenesit qe te punojne dhe te paraqesin kreativitetin e tyre ne formatet video ne kuader te kesaj dite teper te rendesishme per planetin tone. Ne faqen e gjimnazit ne rrjetin social facebook eshte publikuar nje video e pergatitur nga nxenesja Uenda Bytyçi me shume fantazi, kreativitet dhe me mesazhe te forta sensibilizuese per mbrojtjen e planetit tone.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës dhe nga mbi 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet në ditën e tretë në botë për festimet. Dita e Tokës filloi të përkujtohet që nga viti 1970.

Dita e Tokes

"Dita e Tokës", përgatitur nga nxënësja Uenda Bytyçi me shume fantazi, kreativitet dhe mesazhe të forta sensibilizuese

Gepostet von Gjimnazi "18 Tetori" Lushnje am Donnerstag, 16. April 2020