Mund te duket e çuditshme per menyren e qeverisjes ne Shqiperi qe nje Kryetar Bashkie ti bej kerkese zyrtare qeverise per ndihme ndaj fermereve, por jo ne Kosove.
Ne vendin tone nuk besoj qe as e kan menduar ta bejne nje gje te tille dhe jo vetem ne ditet e sotme por edhe ne periudha te tjera veshtiresie qe kane hasur fermeret per vite me radhe.
Nje gje te tille e ka bere kryetari i Komunes se Rahovecit Smajl Latifi, i cili ne nje leter zyrtare i eshte drejtuar qeverise se Kosoves duke i kerkuar perfshirjen e fermereve ne pakon emergjente fiskale.
Nje kerkese e cila eshte nje mesim per te zgjedhurit e vendit tone.
Me poshte keni letren e plote te postuar nga Drejtoria e Bujqesise se Rahovecit:
‘Përfshirja e fermerëve në Pakon Emergjente Fiskale’
Situata e krijuar me pandeminë globale të COVID-19 ka goditur në masë të madhe edhe fermerët e komunës sonë.
Duke u bazuar në situatën e krijuar, fermerët kanë hasur në vështirësi në kryerje të punëve që i kanë pasur të planifikuara për vitin 2020.
Duke u bazuar në faktin se bujqësia është një nga sektorët ekonomikë më të rëndësishëm në vendin tonë, ku përmes këtij sektori sigurohen të ardhura për një pjesë mjaft të madhe të shoqërisë sonë, kërkojmë që në pakon emergjente fiskale të përfshihen edhe fermerët.
Të bashkëngjitur gjeni kërkesën drejtuar Ministrisë së Bujqësisë