Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe në kushtet e emergjencës COVID-19, DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët/subjektet të cilët do të lëvizin me mjet për të ardhur në sportelet e Drejtorive Rajonale të DPSHTRR, të plotësojnë paraprakisht këtë formular vetëdeklarimi të lëvizjes me mjet duke saktësuar të dhënat e kërkuara, itinerarin dhe orarin e lëvizjes.
Duke vetëdeklaruar orarin e lëvizjes me mjet për tek drejtoria rajonale, ju do të jeni të autorizuar për: kohën e ardhjes në sportel, kohën e shërbimit në sportel (duke llogaritur pritjen në radhë, shërbimin ku në fund ju do keni një dokument që provon orën kur keni marrë shërbim) dhe kthimin. Pra, autorizohet koha e plotë e shërbimit duke llogaritur vonesat në sportel për shkaqe të ndryshme që lidhen me shërbimin, duke lehtësuar kështu qytetarët që kanë nevojë të vijnë te sportelet e DPSHTRR!
Ky vetëdeklarim është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët/subjektet që interesohen për shërbimet e DPSHTRR në sportel (me ose pa rezervim sporteli)!
Vetëdeklaroni lëvizjen me mjet:
https://www.dpshtrr.al/covid-19
Është përgjegjësi e individëve lëvizja në orarin dhe itinerarin e deklaruar! DPSHTRR nuk është përgjegjëse në rast se shkelni kushtet e përcaktuara për lejimin e lëvizjes sipas vetëdeklarimit.
Ju keni të drejtë të vetëdeklaroni vetëm 1 orar në ditë, në të kundërt do të ndesheni me penalitetet e parashikuara në këtë situatë emergjence. Këshillohet që data të plotësohet deri në 3 ditë nga momenti i aplikimit (datat e vëna në dispozicion përditësohen vazhdimisht). Vetëdeklarimi i orarit është subjekt ndryshimi në varësi të fashave të orareve të lëvizjes që përcaktohen nga qeveria. Në rast ndryshimi të orareve dhe të procedurave, ju duhet të interesoheni sërish për mënyrën e autorizimit te www.dpshtrr.gov.al.