Reklame:

ITALI/ Dy sipermarres Lushnjare pergatisin pica falas per stafin e spitalit

Nuk kane te mbaruar shqiptaret te cilet po solidarizohen me dhimbjen e madhe qe po kalon Italia si pasoje e pandemise COVID-19 e cila ka shkaktuar nje kolaps te sistemit shendetesor dhe ekonomik.

Nje gjest i cili ka bere buje ne qytetin e Colornos eshte ai i dy djemve shqiptare nga Lushnja te cilet kane pergatitur dhe i kan derguar pica dhe pije falas per stafin mjeksor te spitalit.

Tashme prej vitesh ne itali ku jane Emiljano Blliku dhe Endrit Demrozi kane nje biznes Restorant-Piceri ne Parma ne zonen e Colornos te quajtur “Circolo dell’Amicizia” ne te cilin kane investuar dhe punojne.

Pavaresisht situates se veshtire ekonomike qe ka perfshire Italine dhe per rrjedhoje edhe stafinin e “Circolo dell’Amicizia”, nuk i ka penguar dy djemte te tregojne humanizmin e tyre dhe te kontribojne sado pak per te lehtesuar bluzat e bardha.
Dy sipermarresi shqiptare kane derguar drekën ne spitalin e Colornos per te gjithe stafin e kujdesit shendetesor.
Ky gjest krahas falenderimeve te stafit mjeksor eshte pershendetur edhe nga Kryetari i Bashkise se Colornos Christian Stochi.

Nje falenderim i perzemert shkon edhe nga stafi Agronews per kete gjest i cili na ben te ndihemi krenare. “Faleminderit Emiljano dhe Endrit”.