Reklame:

Masa dhe protokollet shtese qe duhet te marin bizneset per te ndaluar perhapjen e virusit

Lista e re e bizneseve qe do te ushtrojne aktivitet duke filluar nga dita e hene ka sjelle masa dhe protokolle te detyrueshme qe këto biznese duhet të marrin, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool,etj.  Po ashtu, punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza.

Nga ana tjetër duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjienën e duarve, si dhe për ruajtjen e  distancimit social mes punonjësve, por edhe klientëve, dezinfektimin e  vazhdueshëm të ambienteve të punës, etj..  Paralelisht, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, është i detyruar  të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.