Izolimi per shkak te pandemise globale COVID-19 ka bere qe tregjet te kalojne nje çakordim çmimesh. Kerkesa e eksporteve u ul ndjeshem duke krijuar nje sasi te larte prodhimi per tregun vendas. Ulja e menjehershme e çmimeve shkaktoi hedhjenne kanal te nje sasie prej tonelatash me trangull.
Nje nder kompanite e vetme e cila duket se nuk eshte prekur nga kjo situate eshte Veget-AL e cila kultivon, grumbullon dhe eksporton trangullin kornishon i destinuar per industrine agroperpunuese.
Kantrata qe ka kompania per eksportim ne Austri nuk ka pesuar asnje ndryshim nga COVID-19 dhe per pasoje edhe cmimi i kontrates per fermeret nuk do te ndryshoje.
Veget-AL ka njoftuar te gjithe fermeret se diten e hënë 20 prill 2020 fillon grumbullimi ne piken ne Vajkan i kastravecit kornishon.
Jane mbi 14 fermere të cilet kane lidhur kontrata me Veget-AL per te kultivuar trangull për industrinë ushqimore europiane. Kompania siguron fidanin cilesor me nje cmim te leverdisshem i cili shlyhet ne fund te ciklit te prodhimit si dhe nje asistence me specialiste per te gjithe sezonin.