Italia sapo ka filluar të rimëkëmbet nga Covid-19, ndërkohë që është riaktivizuar vullkani Etna, i cili ka shkaktuar dhe lëkundje të lehta tërmeti.
Vullkani i Etnas ka shfaqur shenja riaktivizimi dje për shkak të shtëllungave që janë parë të dalin nga mali sipër Catanias.
Mediat shkruajnë se afër shtëllungave të tymit janë shkaktuar dhe tërmete me magnitudë 2.0.
Etna është vullkani më i madh i Europës dhe ndodhet në qytetin e Catanias në Sicilinë e Italisë. Deri tani aktivizimi i vullkanit nuk përbën rrezik.