Mediat e te gjitha niveleve kane humbur ose kane harruar rolin per te cilin jane krijuar, ate te opozites se pushtetit dhe denoncimin e çdo akti korruptiv te punonjesve shteterore te çdo niveli apo me e keqja fare te moskryerjes se detyrave qe u jane ngarkuar.
Ne shkelje te ligjit apo te kthyer ne servile shefash tashme eshte kthyer ne normalitet edhe moszbatimi i ligjit. Pandemia e Covid-19 po perdoret si justifikim per te mos publikuar, fshehur e ca me keq deformuar shume informacion qe nuk ka lidhje as me cenimin e sigurise kombetare, as me panikun qe te mos kape popullaten e as me ruajtjen e privacise per persona te prekur, ne trajtim intensiv apo qe kane nderruar jete.
Jeta vazhdon dhe numri i njerezve te shendetshem dhe qe kane nevoje per sherbime dhe informacion si detyrim ligjor, eshte shume here me i madh se i te semureve.
Pse vende te tjera, sidomos Kosova vecanerisht keto dite kerkojne nga qytetaret mirekuptim, durim dhe partneritet vecanerisht nga mediat e çdo lloji, tradicionale e sociale.
Radio Lushnja ne nje postim te sajin ngre nje shqetesim te vertete e interesant duke ju referuar Kosoves.
Informacioni tregon kulture dhe vleresim per taksapaguesin si dhe jep nje qetesim psikologjik per komunitetin se administrata, sidomos ajo lokale, nuk po rrine kot por po perpiqen te bejne dicka. Sa dhe si e bejne, e vleresojne qytetaret!
Shkelqim Bylykbashi