Reklame:

Mungesa e informacionit mbi kerkesat e tregut dhe planifikimi ne ferme, pikat e dobeta te bujqesise Shqiptare

Mungesa e informacionit për tregjet dhe trendet e konsumit po krijon probleme te medha per prodhimet bujqësore shqiptare. Fermerët në zonat prodhuese të vendit – Lushnjë, Fier, Berat dhe Korçe reduktuan prodhimin prej humbjeve të larta që solli superprodhimi i qepës, preshit, patates dhe domates në vitin 2017.
Çmimet me pakicë të këtyre produkteve ne 2018 shkuan 3-4 herë më të larta se në 2017. Por ky problem ndodh cdo vit. Fermeret orientohen sipas mungese se tregut te vitit te shkuar. Pra kultivojne ate produkt qe pati çmim vitin e shkuar ose nuk mbjellin ne mase nje produkt i cili pati mbi prodhim kete vit duke i krijuar mungese ne treg per vitin e ardhshem.

Ekspertët këshillojnë krijimin e platformave të informacionit për bujqit ne menyre qe te kryhet planifikimi, ndërkohë Agropikat dhe bursa e çmimeve bujqësore kanë dështuar.

Eksperti Ilir Pilku e komenton ne kete menyre situaten aktuale te bujqesise, e krijuar jo si pasoje e izolimit nga pandemia.
“Mos orientimi i bujqesise ne te vertete ka pak problem momental, por nuk eshte me shume se 1 muaj. Ne fund te muajit Maj perfundon ramazani dhe i perpin tregu qingjat dhe kecat. Nderkohe qumeshti nuk ka asnje problem, grumbullohet sistematikisht 2 here ne dite. Ajo qe asnje nuk e ka permend eshte 10,000 ton patate ne Korce te pashitur nga viti i kaluar, nderkohe qe Myzeqeja tani nxjerr pataten e re pranverore. Edhe kjo nuk eshte indikim nga Coronavirusi, por ate qe e kam thene shpesh, planifikimi!”

Në kohët e sotme, bujqësia kerkon me shume informacion per kerkesat e tregut.
Duhet krijuar një sistem informacioni ku bujqit të njihen me kërkesat e tregtarëve dhe grosistëve ne menyre qe te kryhet edhe planifikimi mbjelljeve. Informacion qe nga Drejtorite e Bujqesise apo nga Agropikat duket se nuk ekziston dhe nuk ka per te shkuar kurre tek fermeri.
Nje gje te tille te perafert po e kryejne pikat e grumbullimit te cilat kane marreveshje me disa fermere te cileve u garantohet shitja e produktit me nje cmim te paracaktuar ne kontrate. Nje rast suksesi eshte kompania Veget-AL e cila eksporton trangullin kornishon ne Austri.

Ky sistem është i thjeshtë, nuk kushton shumë dhe është një metodë që udhëheq prodhimin bujqësor në botën e zhvilluar. Në kohët e sotme, askush nuk mund të planifikojë saktë se çfarë duhet të mbillet në bujqësi dhe çfarë jo. Këtë e përcakton vetëm tregu. Bujqit mund t’i afrohen tregut, vetëm nëpërmjet një sistemi efektiv informacioni.

Tregtarët mund të ekspozojnë nevojat e tyre për prodhime bujqësore dhe në këtë mënyrë, bujqit e interesuar mund të prodhojnë nisur nga një kërkesë paraprake ku shanset për shitjen e prodhimit janë mbi 90%.