Para pak ditesh eshte publikuar dokumentari i parë Shqiptar i Botës së Egër, i përgatitur nga Organizata Wildlife Albanian Photographers.
Dokumentari eshte publikuar ne faqen e organizates “Wildlife Albanian Photographers” ne Youtube dhe eshte i mundshem per tu pare dhe shijuar nga te gjithe.
Dokumentari nis me Parkun Kombetar Divjake-Karavasta i cili eshte parku me siperfaqen me te madhe ne Shqiperi me nje pasuri te pafundme per boten e eger, bimesine, floren e faunen.
Ky projekt i jashtëzakonshëm pasqyron pamje fantastike dhe super cilësore të kafshëve të egra që jetojnë në territoret Shqipërisë dhe Kosoves.
Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është informimi i publikut mbi rëndësinë e prezencës së kafshëve në habitatet e tyre dhe kujdesi që duhet treguar ndaj tyre.
Për më tepër dokumentari paraqet sakrificat, vështirësitë, rreziqet dhe sfidat që fotografët e botës së egër ballafaqohen.
Ky projekt është realizuar krejtësisht me financimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, me qendër në Kosovë.