Reklame:

“Wildlife Albanian Photographers” realizon super dokumentarin kushtuar botes se eger ne trojet shqiptare

Para pak ditesh eshte publikuar dokumentari i parë Shqiptar i Botës së Egër, i përgatitur nga Organizata Wildlife Albanian Photographers.

Dokumentari eshte publikuar ne faqen e organizates “Wildlife Albanian Photographers” ne Youtube dhe eshte i mundshem per tu pare dhe shijuar nga te gjithe.

Dokumentari nis me Parkun Kombetar Divjake-Karavasta i cili eshte parku me siperfaqen me te madhe ne Shqiperi me nje pasuri te pafundme per boten e eger, bimesine, floren e faunen.

Ky projekt i jashtëzakonshëm pasqyron pamje fantastike dhe super cilësore të kafshëve të egra që jetojnë në territoret Shqipërisë dhe Kosoves.

Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është  informimi i publikut mbi rëndësinë e prezencës së kafshëve në habitatet e tyre dhe kujdesi që  duhet treguar ndaj tyre.

Për më tepër dokumentari paraqet sakrificat, vështirësitë, rreziqet dhe sfidat që fotografët e botës së  egër ballafaqohen.

Ky projekt është realizuar krejtësisht me financimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, me qendër në Kosovë.