Reklame:

Njohuri praktike per mbrojtjen e bimeve

Mbrojtja e bimeve nga parazitet eshte nje hallke shume e rendesishme agroteknike. Pa kete hallke nuk mund te merren rendimente te larta e te qendrueshme dhe me cilesi te larte. Sipas FAO-s (Organizata Nderkombetare per Bujqesine dhe Ushqimin), humbjet qe vine nga semundjet, demtuesit dhe barerat e keqia, qysh nga momenti i mbirjes e deri ne vjeljen e prodhimit, ne shkalle boterore llogaritet te jete 30-35%.

Ndersa gjate ruajtjes llogaritet te jete rreth 10%. Eshte llogaritur gjithashtu se, nga 400 lloje bimesh qe kultivohen ne bote, eksistojne rreth 7500 demtues dhe rreth 3000 lloje semundjesh kerpudhore. Parazitet klasifikohen ne keto grupe, qe jane:
1-Te perhershem; qe do te thote se jane gjithmone te pranishem dhe kerkojne luftim te vazhdueshem.
2-Sporadike (migrues ose ciklike); qe do te thote se nuk jane gjithmone te pranishem dhe kerkojne luftim te rastit apo te herepashershem.
3-Potenciale; qe do te thote se nuk kerkojne luftim ne kushte normale, por luftim ne rrethana te caktuara.

SI TE VROJTOJME DHE TE DIAGNOSTIKOJME SEMUNDJET E NDRYSHME NE BIME
Gjate kultivimit te bimeve, mund te verehen shume dukuri dhe shfaqje te ndryshme, per te cilat kultivuesit e tyre, me te drejte shqetesohen. Padyshim qe çdo shmangie nga gjendja normale e rritjes dhe zhvillimit te bimeve, qe shoqerohet me ndikimin ne prodhim eshte semundje.

Por jo çdo semundje e bimes ka natyre parazitare, e thene ndryshe jo çdo semundje kerkon trajtimin kimik te bimes. E theksojme kete sepse, ka mjaft shenja/simptoma te semundjeve ne bime, te shkaktuara nga faktor te ndryshem dhe qe jane te njejta ne pamjen e jashtme.

Keshtu, p.sh., mjaft semundje te shkaktuara nga viruset mund te kene shenja te ngjajshme me ato te shkaktuara nga mungesa e elementeve te ndyshem ushqimore, apo nga faktore te tjere meteorologjik, ose nga veprimi i ndonje preparati kimik. Gjithashtu vyshkja e bimeve, mund te vije ne te njejten kohe nga semundje kerpudhore te tipit te trakeomykozave (bllokimi i sistemit te eneve perçuese), po ashtu edhe nga semundjet bakteriale (trakeobakteriozave), apo dhe nga demtues te ndryeshem, kryesisht ata te tokes, te cilet kane demtuar sistemin rrenjor. Por vyshkja mund te vij edhe nga kalbezime fiziologjike te sistemit rrenjor, etj.

Per te identifikuar sakte dhe luftuar me sukses nje parazit, eshte e nevojshm te njihen:
i) Karakteristikat dalluese morfologjike te parazitit;
ii)Tiparet e demtimit qe ai parazit demton;
iii) Zhvillimin dhe biologjia e tij;
iv) Cili grupim i perket ai parazit (i perhershem, sporadik, potencial);
v) Cili eshte synimi i luftimit.

Prandaj nje rendesi vendimtare merr grumbullimi i informacionit mbi demtimet apo simptomat e çfaqura dhe percaktimi i drejte i parazitit. Disa nga keto momente jane:
1-Zgjedhja e mire e mostres; Ne fillim behet vrojtimi i kujdeshem i gjithe parceles ku jane verejtur simptomat e semundjes apo demtuesit. Evidentohet menyra e shperndarjes se bimeve ne parcele me ate simptoma. Pastaj perqendrohemi te bima e semure/demtuar. Marrim ne shqyrtim parabimen, perdorimin e plehrave organike, kimike, pesticidet, etj. Shqyrtojme sherbimet agroteknike si, menyren dhe numerin e ujitjeve, apo sasine e ujit per çdo ujitje, perdorimin e pesticideve per trajtimet kimike. Me pas fillon puna per diagnostikimin e shkaktarit te semundjes apo demtimit konkret.

2-Diagnostikimi; Perqendrohemi te bima. Ne fillim bima vrojtohet me kujdes ne teresine e saj, me qellim per te lokalizuar simptomat mbi bimen e semure. Se pari, vrojtohen gjethet, ku ne pergjithesi merren keto te dhena:
a) Evidentohet ne se simptomat e semundjes jane ne majen rritese te bimes, te gjethet e reja, te shperndara ne menyre te rastesishme, ne gjethet e vjetra, ne gjethet e nje ane te bimes apo ne te gjitha gjethet e bimes.
b) Vrojtojme ne se simptomat i kemi ne gjethet e majes apo ne ato te bazes, apo ne disa gjethe te rastesishme. Verehet ne se gjethet e prekura jane ne nje gjethe apo ne te gjithe gjethet.
c) Vrojtojme nese kemi shfaqje te
deformimeve te gjetheve.
d) Vrojtohet ne se ka çngjyrosje. Nese ato jane te shperndara ne menyre difuze mbi gjethen apo te lokalizuara, etj.
e) Vrojtohet forma dhe madhesia e njollave mbi gjethe.

LUFTA E INTEGRUAR KUNDER PARAZITEVE
Kuptojme kombinimin e metodave me te pershtateshme te luftimit te parazitit ne nje qellim te vetem, per te ulur ne minimum demtimin e tij. Duke perdorur vetem metoden e luftimit me pescticide, mundet qe parazitet te shtojne rezistencen e tyre ndaj atij pesticidi dhe ne vend qe perdorimi i pesticidit te behet i efekshem, perkundrazi e shton rezistencen e tij. Nje nga format e luftes se integruar, mund te jete edhe Luftimi Natyror.
Me luftim natyror kuptojme kombinimin e ketyre metodave:
i) Kultivimi i bimeve rezistente;
ii) Luftimi Biologjik;
iii) Permiresimi i masave agroteknike;
iv)Luftimi mekanik;
v) Higjena;
vi) Dhe me ne fund luftimi kimik.

K
ONSIDERATA TE PERGJITHESHME PER PESTICIDET
Me pesticide kuptojme, çdo lende kimike ose perzierje te tyre qe perdoren per parandalimin, asgjesimin ose luftimin e paraziteve te bimeve.
1-Per nga objekti i perdorimit ato klasifikohe:
i) Insekticide (per luftimin e insekteve);
ii) Akaricide
(per luftimin e merimangave);
iii) Nematocide
(per luftimin e nematodave);
iv) Limacide
(per luftimin e kermijve);
v) Rodencide
(per luftimin e mijve);
vi) Fungicide
(per luftimin e semundjeve kerpudhore, virusale dhe bakteriale);
vii) Herbicide
(per luftimin e barerave te keqia);

2-Per nga perberja kimike ato klasifikohen:
i) Me baze inorganike; Ketu perfshihen pesticidet me baze arseniku, fluori, zhive, squfuri, etj. Tri te parat duke qene se jane te qendryeshem dhe efektivitetin e tyre e lene per nje kohe me te gjate, ato jane hequr nga perdorimi, sepse jane shume te rrezikshme per jeten e njerezve dhe te kafsheve.
ii) Organike. Ne kete grup futen: Klororganike, Fosforganike, Karbamate, Piretroide, Me origjine bimore, etj.

INSEKTICIDET KLASIFIKOHEN
1- Me veprim te mbrendeshem, te cilet futen ne organizem e insektit nepermjet gojes dhe aparatit tretes te tyre.
2- Me veprim kontakti, te cilet futen ne organizem e insektit nepermjet kontaktit te trupit te insektit me preparatin.
3- Me veprim nepermjet frymemarjes, te cilet futen ne organizem e insektit nepermjet thithjes se preparatit nga frymemarrja.

Sipas Menyres se Veprimit Fungicidet klasifikohen;
1-Me veprim parambrojtes, kuptojme qendrimin e preparatit ne indet e bimes dhe sapo sporet bien ne kontakt me preparatin, ato shkaterohen menjehere.
2-Me veprim kurues, kuptojme traitimin e bimeve me preparatin kimik, pasi semundja ka hyre ne indin e bimeve dhe e ka infektuar ate.
3-Me veprim total, kuptojme ato preparate qe kur bien ne kontakt me indet e bimeve i shkaterojmne totalisht ato (te egra dhe te kultivuara).
4-Me veprim selektiv, kuptojme ato preparate qe kane efek vetem ne disa bime.
5) Me veprim Sistemi – kuptojme depertimin e preparateve kimike ne indet bimore nepermjet rrenjeve dhe gjetheve dhe qarkullimin e tyre nepermjet gypave percuese ne te gjithe organizmin e bimes. Lenda kimike ne kete rast demton parazitin i cili eshte ne indet bimore.
6) Me veprim Kontakti – kuptojme depertimin e preparateve ne indet bimore, por vetem ne vendin e
takimit te tij, duke demtuar parazitin. Keshtu, per te patur rezultate te kenaqeshme, eshte e nevojshme trajtimi i te gjithe mases vegjetative te bimeve.

MENYRAT E PERDORIMIT TE PESTICIDEVE
 Sipas tipeve te formulimeve te tyre ato perdoren ne forma te ndryshme si; me sperkatje, pluhurosje, dezinfektim farerash, tymosje, me ushqime te helmuara, etj.
1-Me sperkatje: kuptojme bashkimin e preparatit me ujin duke formuar suspensione dhe emulsione, qe ne gjuhen e perdorimit, quhen solucione sperkatese. Kujdes! Shume e rendesishme eshte tretja sa me e mire e preparatit ne ujin, me qellim qe solucioni te jete sa me homogjene. Shume e rendesishme eshte hedhja ne uje, e sasise se rekomanduar te preparatit. Kjo me qellim qe, efekti i tij kunder parazitit te jete i mire. Sperkatja duhe te kryhet ne mot te qete, pa ere, vetem kur vesa te jete e thare dhe jo ne temperatura te larta te veres. E rendesishme eshte fryrja sa me e mire e pompes sperkatese me qellim qe, pikelat e solucionit te jene sa me te vogla. Pikat me diameter me te vogel, mbulojne me mire masen vegjetative te bimeve.

2-Me pluhurosje: eshte nje menyre e zakonshme e luftimit kunder semundjeve dhe demtuesve.
Kujdes! Shume e rendesishme eshte shperndarja sa me uniforme e preparatit ne te gjithe masen bimore. Pluhurosja duhe te kryhet ne mot te qete, pa ere, vetem kur vesa te jete e pranishme ne gjethet e bimeve. Prania e veses ben qe preparati te ngjitet ne masen gjethore te bimeve. E rendesishme eshte qe preparati te jete i ruajtur mire nga lageshtira dhe sa me thate me qellim qe shperndarja te jete sa me uniforme. Shume e rendesishme eshte:
a-Asnjehere te mos perdoret me pak preparat kimik per njesi te siperfaqes nga ç’eshte e rekomanduar ne etiketen e preparatit. Kjo nuk jep efektin e duhur kunder parazitit dhe te krijon nevojen e riperseritjes se traitimit. Kjo te shkakton me shume shpenzime ne para dhe ne kohe. Gjithashtu paraziti shkakton me shume dem.
b-Asnjehere te mos perdoret me shume preparat kimik per njesi te siperfaqes nga ç’eshte e rekomanduar ne etiketen e preparatit. Kjo nuk e lufton me teper parazitin, perkundrazi ne kete menyre, shpenzojme me shume lek pa asnje perfitim dhe shpesh here mund te shkaktohen djegje ne masen bimore te bimeve.