Reklame:

OBSH: Me e keqja e pandemise nuk ka ardhur akoma!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka paralajmëruar se “më e keqja është akoma përpara nesh” në shpërthimin e Koronavirusit, duke ngritur kambanat e reja të alarmit në lidhje me pandeminë ndërkohë që shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk specifikoi saktësisht pse beson se shpërthimi që ka infektuar afro 2.5 milion njerëz dhe vrarë mbi 166,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, mund të përkeqësohet.

Megjithatë, disa njerëz kanë treguar përhapjen e mundshme të sëmundjes në të ardhmen në Afrikë, ku sistemet shëndetësore janë shumë më pak të zhvilluara. Tedros aludoi në të ashtuquajturin grip spanjoll në 1918 si një referencë për shpërthimin e Koronavirusit.

“Ka një kombinim shumë të rrezikshëm dhe kjo po ndodh … si gripi i 1918 që vrau 100 milion njerëz,” u tha ai gazetarëve në Gjenevë. “Por tani ne kemi teknologji, ne mund ta parandalojmë atë katastrofë, ne mund ta parandalojmë atë lloj krize.” “Na besoni. Më e keqja është akoma përpara nesh, “tha ai. “Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që shumë njerëz ende nuk e kuptojnë. “(AP)