Reklame:

Çmimet e domates ne bursen e Europes Jug-Lindore

Luhatjet e medha te çmimeve ne kete periudhe pandemike dhe izolimi kane perfshire te gjithe bote.
Eksperti Ilir Pilku ka publikuar çmimet e domates ne bursen e Europes jug-lindore ku vihet re se jane te njejta me ato ne tregun vendas per kete periudhe.
Vendet si Polonia, Rusia dhe Ukraina aktualisht ne marketet e tyre e tregtojne domaten me te njejtin cmim si ne marketet ne vendin tone ku mesatarisht domatja eshte me 150 lek/kg..

Ja shkrimi i plote i ekspertit Pilku:
Nisur nga lajmet dhe informacionet turbulluese mbi cmimet e domates dhe gjoja abuzimet nga hallkat qe produkti kalon deri tek konsumatori, po ju shpjegoj nepermjet portalit te burses ne Europen Jug-lindore te cmimeve bazuar ne llojin e kultivarit, dhe nderkohe po ju paraqes 3 llojet e kultivareve qe tregtohen ne tregjet tona, domatja e importit Italiane (granadero), domatja pink shqiptare, dhe domatja varieteti mimoza ose campari e vendit.

Cmimet nga nje varietet tek tjetri fillon me cmimin ne ferme 70 lek/kg dhe perfundon 150 lek/kg. Kualiteti dhe shija ndryshon nga nje lloj kultivari ne tjetrin, dhe kjo eshte ceshtje buxheti familjar ne perzgjedhje.

Pa perfshire kostot shtese te amballazhimit apo humbjet qe shoqeron produktin ne cdo hallke te saj.
Do ishte mire te SOLIDARIZOHEMI me cdo hallke qe ndihmon produktin SHQIPTAR.