Reklame:

Vendet qe kane perballuar me mire koronavirusin jane qeverisur nga gra

Vëndet që i kanë qëndruar më mirë koronavirusit kanë një gjë të përbashkët: janë qeverisur nga gra. Shtatë të mrekullueshmet. Katër janë ato të zakonshmet veriore, që gjithshka e bëjnë gjithmonë mirë, Islanda, Finlanda, Norvegjia, Danimarka; pra aspak befasi.

TAIVANI DHE ZELANDA E RE

Janë të vegjël, Taivani dhe Zelanda e re, por të dy rrezikshmërisht pranë epiqendrës së pandemisë, dhe kanë habitur botën si i a kanë arritur. Në ishullin kinez të kryesuar nga Cai Ing-wen të vdekurit deri tani janë gjashtë, 124 masat e marra menjëherë kanë shmangur mbylljen e përgjithëshme e tani eksportojnë mbulesa të gojës në të gjithë botën. Në Shtetin oqeanik të Jacinda Ardern kufij të mbyllur e karantinë për këdo që kthehej që kur u shënuan vetëm gjashtë raste në gjithë Vendin: të vdekurit deri tani janë nëntë.

SERIOZITET E ORGANIZIM NË GJERMANI

Por Gjermania nuk është as e vogël dhe as ekzotike dhe arritja e saj e shkëlqyer është e vështirë të shpjegohet. Një përzjerje serioziteti, organizimi e rezervash të mëdha në zotërim, që sigurisht nuk i kushtohen vetëm Angela Merkelit, por që arrijnë deri tek sistemi i sigurimeve të detyrueshme kundër sëmundjeve, i themeluar më 1883 nga Bismarku e më vonë i reformuar nga Shrëderi me planin 2020. Madje mund të thuhet se modeli tradicional i ndihmës së ndërsjelltë gjerman është më i mirë se sistemet universalë të financuara nga taksimi i përgjithshëm i tipit britanik apo ai italian. Krahas një mjaftueshmërie shtretërish të terapisë intensive të pashembullt ne Evropë, ka funksionuar një rrjet poliambulancash në territor, të quajtura Mvz, që në pak vite janë shtuar nga 1500 deri në 3173, ndoshta thembra e vërtetë e Akilit në shëndetësinë lombarde. Por Merkel ka bërë të sajën, me maturi e vendosmëri, nuk ka bërë si BoJo, ka ftuar njerëzit t’a marrin me seriozitet, duke kapërcyer kështu fazën e gjatë të mohueshmërisë e të pasigurisë që kanë qenë fatale gjetiu.

PËRJASHTIMI I BELGJIKËS
Sigurisht nuk mjafton vetëm të jetë një grua në drejtim për të bërë më mirë. Belgjika, për shembull, është një nga Vëndet e goditura më fuqishëm, me pothuaj 4500 të vdekur, edhe se kishte ftuar Sophie Wilmes për të drejtuar një qeveri urgjence kundër koronavirusit. Nuk mund të thuhet se vëndet bëhen më të mirë nëse drejtohen nga gra. Por ndoshta mund të thuhet se drejtohen nga gra sepse janë vënde më të mira, dhe kanë sisteme përzgjedhjesh më të hapura e më të barabarta. Nëse me te vërtetë do të shkojmë drejt një rënieje ekonomike të stilit të Viteve 30, do të ndihesha më i qetë me një drejtueshmëri femërore: në listën e tiranëve të Nëntëqindit nuk ka asnjë grua.
“Corriere della Sera” Prill 2020
Përktheu Eugjen Merika – gazeta Dielli