Reklame:

Islande/ COVID-19 ”ndalon” edhe gjuetine e balenave!

Gjuetia e balenave në Islandë është anuluar këtë verë për shkak të shqetësimeve lidhur me koronavirusin, njoftoi rrjeti mediatik islandez, RUV.

Kompania për gjuetinë e balenave ”Hvalur”, që është e vetmja kompani që gjuan balena për eksport në Japoni, nuk do të gjuajë balena apo të përpunojë mish balene në Islandë këtë verë, për të dytin vit radhazi.

”Kërkesat për distancimin social kanë bërë që përpunimi i balenave në Islandë të jetë pothuajse i pamundur”, tha shefi ekzekutiv i ”Hvalur”, Kristjan Loftsson për gazetën islandeze ”The Morning Paper”.

Loftsson tha se mishi i balenave ka potencialin që të përdoret si një “shtesë diete e pasur me hekur për pacientët me anemi” si dhe përdorimin e mundshëm të kockave të balenave dhe të dhjamit për prodhimin e xhelatinës.

Kuota legale e gjuetisë për balenat në ujërat islandeze në vitin 2020 ishte 200 balena të llojit ”fin” dhe 200 balena ”minke”.