Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikatë zyrtare njftoi se nga e hëna (27 prill) qytetarët do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bërë pazare. Fasha e orarit të lëvizjes është zgjatur nga 90 minuta në 120 minuta, gjithmonë me detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose një mesazh në numrin 55155.
Manastirliu shpejgoi se një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e kurbës së butë të të infektuarve me COVID-19 që ka vendi ynë ku hapja do të jetë në mënyrë graduale e ndarë në katër faza.
Ndërkohë, nga dita e nesërme, do të hapet blloku i dytë i bizneseve nga ora 05:00 deri në 17:30, përfshirë këtu edhe taksitë, por duke i paralajmëruar zbatimin e protokollit, në të kundërtën do të ndëshkohen. Kujtojmë që bizneset që janë pjesë e kësaj liste të dytë duhet të aplikojnë në portalin e-albania dhe dokumenti i marrë, i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, është i detyrueshëm që të afishohet në ambientet e biznesit në rast kontrolli.
Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjiena sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, njoftoi ministrja.
27 prilli shënon ditën kur vihen në zbatim masat e reja lehtësuese edhe në ato zona ky janë klasifikuara si të gjelbërta, me risk të ulët, siç janë qarku i Dibrës, Gjirokastrës, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd si dhe Bashkia Divjakë.
Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura. Edhe në këto zona, parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike. Sa i takon makinave private të transportit, sqaron ministrja, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.