Reklame:

Parashikimi i Motit/ Pas diteve me djell rikthehen perseri reshjet e shiut

Sipas parashikimeve te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak gjate javes qe vijon do te kemi perseri reshje shiu. Dita e hëne dhe e marta do të nisin me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshmëm.

Të mërkurën e deri të premten vendi do të përfshihet hera herës nga vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe e breshër, situatë tipike e pranverës.
Më i paqëndrueshëm parashikohet moti ditën e parë të Majit, ku gjatë orëve të mesditës e pasdites priten reshje intensive.

Në stinën në të cilën jemi është e kuptueshme që rrebeshet e shiut janë të përkohëshme dhe shpesh i lenë vendin diellit.
Era, do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugut hera herës e vrullshme. Ditë me erë të fortë parashikohet e premtja, kur do të ketë dhe det të trazuar.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.