Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan e kanë kthyer atë në një nga destinacionet më të bukura turistike në vend, ku çdo vit vizitohet mijëra turistë.
I shpallur në 28 prill te vitit 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.
Me VKM nr. 289, datë 28.04.2010, ekosistemi natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit shpallet “Park Kombëtar Detar”, me sipërfaqe të përgjithshme 12,570.82 ha.
Parku Kombëtar Detar “Karaburun – Sazan” është i pari dhe i vetmi Park Detar i Shqipërisë.
Aktualisht, për këtë park ka përfunduar dhe është miratuar, me urdhërin nr. 750, datë 24.11.2015 të Ministirit të Mjedisit, plani i menaxhimit, i përgatitur nga INCA, me mbështetje të UNDP, ku janë zhvilluar një gamë e gjerë veprimtarish.