Reklame:

Arsimi/ Shkollat hapen vetem per maturantet, anullohen provimet e mini-matures

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini në përmjet një komunikate zyrtare ka njoftuar se vetëm maturantët do të kthehen nëpër shkolla nga data 18 maj 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore, ndërsa provimet për klasat e 9-ta do anullohen.

Të gjitha ambientet e shkollave në Shqipëri do të vihen në dispozicion të tyre, duke bërë të mundur që çdo klasë të ruajë masat e këshilluara nga qeveria, si distanca sociale dhe veshja e mjeteve mbrojtëse. Gjithashtu duhet që çdo drejtues institucionesh arsimore të kryejë dezinfektimin e përditshëm të ambienteve, ndërsa nëpër klasa nuk do të lejohen më shumë se 15 nxënës.

Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit

Provimet e klasës së 5 dhe të 9  do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.

Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët.

Sipas Shahinit ishte e pamundur hapja e shkollave për të gjtiha nivelet, pasi në qarqet Tiranë dhe Durrës ka pasur edhe shumë shkatërrime ambientesh shkollore, gjë që do detyronte mësimin me dy turne, dhe që paraqitet si një mënyrë jo e sigurtë për të ruajtuar nxënësit nga infeksionet.