Situata e rende ekonomike e disa familje ne shqiperi fatmiresisht ka gjetur perkrahejen e shume shoqatave humanitare por edhe te komuniteteve fetare te cilat u kane ardhur ne ndihme.
Myftinia Lushnje vazhdon misionin e saj humanitar duke ndihmuar jo vetem me ushqime dhe veshje familjet ne nevoje ku disa prej tyre u eshte mundesuar edhe ndertimi i nje shtepie te re.
Fale kontributit te shqiptareve te diaspores, ne kete muaj teper te rendesishem te sakrifices dhe te humanizmit ne m uajin e Ramazanit, u mundesua ndertimi i nje strehe te re per familjen Dupi ne fshatin Çerme e Siperme te Bashkise Divjake.
Shtepia ku jeton aktualisht familja eshte pothuajse e rrenuar, duke rrezikuar edhe jeten e tyre.
Fatmiresisht kjo gjendje do te jete per pak kohe. Nisja e punimeve tashme ka filluar dhe shume shpejt familja Dupi do te behet me nje banese te re dhe te ngrohte.
Myftinia Lushnje fale kontributit te donatoreve ka mundesuar ndertimin e disa shtepive per familje te cilat jetojne ne kushte teper te veshtira ekonomike ne Lushnje dhe Divjake.