Reklame:

AKU/ Asgjesohen mbi 78 ton produkte ushqimore, vazhdon kontrolli i subjekteve ne te gjithe vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar gjatë 24 orëve të fundit 144 kontrolle në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime të përbashkëta në kuadër të Task Forcës së ngritur kundër përhapjes së COVID-19.

  • Sipas njoftimit të AKU gjatë inspektimit në Tiranë janë dhënë 4 masa administrative “paralajmërim”, janë marrë 10 mostra për t’u analizuar, si dhe janë asgjësuar 282 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
  • Në Kukës është bërë monitorimi i të gjithë furrave të bukës, nga ku është vënë shirit bllokimi të gjithë prerësve të bukës.
  • Në Shkodër janë dhënë 3 masa administrative “paralajmërim”, ndërsa në Vlorë janë dhënë 2 të tilla.
  • Përsa i përket Planit të Monitorimit për marrjen e mostrave, janë marrë 15 mostra për analizim për fruta-perime në Fier13 mostra në Korçë dhe 2 në Vlorë për analizimin e mbetjeve pesticide tek fruta-perimet, analizimin e fuqisë mbirëse tek farërat, si dhe mostra në produkte qumështi.
  • Në disa subjekte në Fier nuk ka pasur afishim masash për protokollin e sigurisë higjieno-sanitare në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.