Reklame:

Fermeret holandez japin nje mesazh te veçante per turistet qe humben ceremonine e pervitshme te tulipaneve

Çdo vit, turistët udhëtojnë për në Holandë për të shijuar fushat e ndritshme dhe shumëngjyrëshe të tulipanëve. Por me pandeminë e Koronavirusit e cila ktheu përmbys të gjitha planet e udhëtimeve, turistët nuk kanë patur mundësi këtë vit të marrin pjesë në spektaklin e përvitshëm të luleve.

Kjo është arsyeja pse Dutch Daffodils, një fermë me lule familjare, dhe Tulips në Holandë, një blog udhëtimi kushtuar tulipanëve në Holandë, u bashkuan për të krijuar një mesazh të veçantë për ata që janë të trishtuar për humbjen e luleve këtë vit.

“Ne i organizuam tulipanët në mënyrë të tillë që të shkruanim këtë mesazh. Nga familjet tona në tuajat!” Dutch Daffodils shkroi në një postim në Facebook, së bashku me “Shihemi Vitin tjetër” të shkruar në lule, së bashku me një zemër. “Shpresojmë që kjo të ndriçojë paksa ditën tuaj dhe shpresojmë t’iu shohim vitin tjetër! Shumë dashuri!”

Holanda ka më shumë se 38,000 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.(CNN)