Reklame:

Kosove/ Fermeret e Rahovecit e kane te dosdoshme hapjen e tregut vendas

Ashtu si sektorët e tjerë të ekonomisë edhe bujqësia po përballet me vështirësi në këtë periudhë pandemie. Fermerët po vijojnë punën e tyre, duke kapërcyer vështirësitë e krijuara në këtë sektor. Duke e ditur faktin që ne gjindemi në një kohë të pandemise, prodhuesve vendor po ju rrezikohet i gjithë mundi dhe investimi të cilin ata e kanë bërë në tokat e tyre deri me tani.

Komuna e Rahovecit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e ndonjë zgjidhje që fermerët të mund ti shisnin produktet e tyre në tregun e caktuar në mënyrë që edhe qytetarët, të konsumojne prodhime më të shëndetshme dhe të sigurta.

Fermerët janë të detyruar të bëjne vjeljen e produkteve të tyre dhe të përballojnë vështirësitë e furnizmit me impute. Po ashtu, problem në këtë fazë paraqesin edhe produktet e blegtorëve të cilët prodhojnë produktet e bylmetit si dhe kultivuesve të fidaneve që nuk kan ku ti shesin ato.

Tregu vendor luan rol të rëndësishëm në shitjen dhe tregtimin e produkteve bujqesore që dalin nga toka vendase dhe nga puna e fermerëve të Komunës se Rahovecit ne Kosove.