Reklame:

Prodhuesit e bukes dhe ekspertet: Problem TVSH e bukes, me e larta ne rajon

Problem për prodhuesin e bukës Pëllumb Boshi dhe për ekspertin e ushqimit Prof.Dr. Abdyl Sinani është TVSH e lartë e bukës në vendin tonë krahasur me vendet e rajonit apo të Europës.

Pëllumb Boshi shprehet se TVSH-ja në vendet e rajonin nuk i kalon 12 %, ndërsa në vendion tonë 20% miellit, 20% ujit dhe 20% bukës. Dhe kjo TVSH e lartë vijon edhe në këtë periudhë që po kalojmë, thotë Pëllumb Boshi dhe qeveria nuk po mbron mallërat e shportës.
Eksperti i ushqimit Prof.Dr. Abdyl Sinani përmes një lidhje Skype gjate nje emisoni televiziv deklaroi se në Gjermani TVSH është 8%, ndërsa në Shqipëri 20%, shumë e lartë për vendin tonë. Në këtë mënyrë edhe fitimi është i ulët shprehet Sinani, por po nuk pati furra e bukës fitim nuk mund të ecë as teknologjia.